Elona Hodaj, drejtroresha e Kadastrës së Vlorës ka dhënë dorëheqjen kur ende nuk kishte mbushuar një muaj në detyrë. Burime bëjnë me dije se Hodaj është larguar dhe bashkë të dhe zv. drejtori. Por vala e largimeve nuk nisi as me se Hodaj, e duket se nuk do përfundojë me të.
Gjithçka ka nisur në muajin shtator kur nisi një përplasje mes drejtuesve dhe juristëve të këtij isntitucioni, ku 6 prej tyre ju komunikua dhe shkarkimi. Në atë kohë u raportua se kishte probleme me dosjet e proanve në Jalë, dhe të parët që u bënë “koka turku” ishin juristët, por problemi vijoi.
Sherri në Kadastrën e Vlorës vijoi dhe pas largimit të Juristëve, ku drejtorit iu kërkua largimi, por ai për disa ditë ‘zaptoi’ zyrën. Në fund musta u dorëzua dhe në krye u vendos Elona Hodaj, por dosja e nxehtë e pronave në Jalë nuk u arrit të ftohej.
Po çfarë është dosja e Jalit?
Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’ pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e një pronë në zonën e Jalës. Njëri nga grupet ka marrë vendimin se formës së prerë nga gjykata për këtë pronë, ndërsa Kadastra prej kohësh ka kërkuar pezullimin dhe duke favorizuar palën tjetër.
Për këtë çështje u shkarkuan edhe drejtuesit e Kadastrës dhe u hetuan 23 punonjës. Ndërsa prej ditësh në ambientet e Kadastrës ka efektivë policie pasi çështja lidhur me këtë pronë është ende një ‘mollë sherri’ që nuk po gjen zgjidhje.