• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lulzim Basha sulmon televizionet: Top Channel dhe Report Tv i shërbejnë qeverisë

13/10/2019
‘Çmendet’ Lulzim Basha, kërkon referendum për rikthimin e ligjit të dënimit me v dekje

Gjatë protestës së banorëve të Astirit në Tiranë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi pa arsye televizionet Report TV dhe Top Channel.

Pyetjes së gazetares se përse Lulzim Basha shkeli ligjin duke bllokuar rrugën i ndjekur më pas edhe nga banorët e tjerë, kryedemokrati iu përgjigj duke sulmuar dhe kërcënuar mediat.

“Televizioni qeveritar që paguhet me paratë që u vidhen shqiptarëve, Report TV, dhe jo ty se për gazetarët kam shumë respekt, dua t’i them se shërbimet që i bën hajdutit Edi Rama, i merr të paguara dhjetëfish. Report TV paguhet me lekët që u vidhen këtyre qytetarëve. E drejta e protestës është më e shenjtë se e drejta e Edi Ramës për të vjedhur me Carlo Bolinon. Nuk ka Kod Penal që të ndalojë protestën, vetëm në vendet diktatoriale ndalohet protesta. Prandaj le ta marrin vesh të gjithë, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës është Edi Rama. Në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës janë ata që vjedhin tek Unaza e re dhe që ndajnë paratë me pronarë të korruptuar mediash, si Carlo Bolino i Report TV dhe media të tjera të korruptuara’, tha Basha.

Kryedemokrati provoi të shpjegonte përse bllokoi rrugën dhe shkeli ligjin i pari.

“Ka një kërkesë të banorëve për protestë dhe sepse në të drejtën kushtetuese dhe në të drejtën europiane ka një hierarki vlerash, normash dhe ligjesh”, u shpreh kryedemokrati.

Sulmi i Bashës vijoi edhe ndaj televizionit tjetër kombëtar Top Channel.

“Por, përtej kësaj, të jeni fare të qartë, ju dhe çdo media qeveritare siç është edhe Top Channel, që hierarkia e vlerave, normave dhe parimeve në një vend nuk mund të ndalojë të drejtën e protestës. E drejta e protestës është e shenjtë. Banorët e kanë njoftuar në mënyrë zyrtare policinë dhe do të vazhdojnë protestën në mbrojtje të së drejtës së tyre më të shenjtë, mbrojtjen e së drejtës së tyre për banesën”, tha Basha nga ‘Astiri’.

Sipas kryetarit të PD-së parlamenti nuk është legjitim dhe për rrjedhojë ai nuk i njeh ndryshimet e Kodit Penal që kanë ashpërsuar nenin që ndëshkon bllokimin e rrugëve. Basha ka shtuar se nëse do të ishte funksionale Gjykata Kushtetuese ai do ta çonte kodin e ri penal për rishqyrtim.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

07/12/2025
Tirana për rekord, 3 trajnerë në një fazë, prezantohet Ardian Nuhiu

Nuhiu karikon bardheblutë para derbit: Ndaj Partizanit “vdesim” në fushë, të fitojmë për tifozët

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al