Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Një person, i moshës së re, ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes së një makine me një biçikletë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën në spital, ku dhe po merr ndihmën e parë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.









