Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 40 vjeçar janë arrestuar nga policia në zonën e Selanikut pasi u kapën me 15 kg marijuanë.
Arrestimet janë kryer gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Selanikut, ndërsa një pjesë e drogës u gjet në banesën e 40 vjeçarit shqiptar, e destinuar për shitje dhe e ndarë në porcione.
Policia greke sqaron se autorët i janë shmangur kontrollit dhe arrestimit. Ata janë dërguar në Prokurorinë e Selanikut.