Një 16 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në një aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në Messina të Italisë, ndërsa viktima është Aurelio Hasaj.
Sipas mediave italiane, aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 17:00. I riu shqiptar po udhëtonte me skuter së bashku me një vajzë, pork a humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë.
Për pasojë, nga tronditja në asphalt, 16 vjeçari pësoi plagë të rënda, ku edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa vajza, P.G., ka marrë lëndime jo të rënda në hundë, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Një tragjedi për Aurelion që u nda nga jeta në një moshë kaq të e dhe për familjen e tij, që humbi djalin pikërisht ditën e ditëlindjes.
Por nga raportimet e mediave italiane, ngjarja bëhet edhe më tepër tragjike, prej faktit se ai ka humbur jetën pikërisht sot, në ditën e lindjes së tij.