• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Amaneti” i Xhovani Falcones për mafian shqiptare, këshilla e prokurorit që u ekzekutua se goditi të ‘paprekshmit’

02/11/2019
“Amaneti” i Xhovani Falcones për mafian shqiptare, këshilla e prokurorit që u ekzekutua se goditi të ‘paprekshmit’

Kokaina nga Kolumbia dhe Ekuadori, në shumë raste edhe nga Brazili ka qenë temë e diskutuar fillimisht nga grupet mafioze italiane, e më pas nga ato shqiptare. Në fund të viteve 1980, grupet kriminale italiane kishin linjat e tyre të trafikut në Kolumbi dhe Ekuador.

Madje, ndaj tyre hetimet ishin shtrirë në disa qytete të Italisë dhe “kapo” për të bërë të mundur zbulimin e provave ndaj tyre ishin prokurorët Giovani Falkone dhe Paolo Borselino, që të dy të ekzekutuar në vitin 1992, njëri në 23 maj dhe tjetri në 19 korrik.

Por, mes tyre ka qenë pjesë e hetimit edhe një prokuror i ri në atë kohë. Alberto Marittati, përpos mënyrës si punohej në Departamentin e Antimafias në Itali mori këshilla nga profesorët sesi duhet të gjurmohej mafia, e sidomos ajo në vendet që kufizohen me Italianë.

E thënë më shqip, për Maritattin u dha “porosi” që hetimet antimafia të mos përjashtojnë në asnjë rast Shqipërinë dhe grupet kriminale shqiptare, të cilat në atë kohë kishin filluar lëvizjen në Itali.

Pas konsolidimit të grupeve kriminale shqiptare, Alberto Marittati nisi të vepronte sipas porosisë së profesorëve të hetimeve “Antimafia”.

Ai vendosi kontaktet e para me Shqipërinë, tashmë nën cilësinë e shefit të Prokurorisë së Antimafia Italiane. Në vitet 2000 udhëtoi drejt vendit tonë disa herë për të sjellë prova të shumta e për të ngritur akuza konkrete për shqiptarët që sillnin drogën nga Ekuadori e Kolumbia në bashkëpunim me mafiozët italianë.

“Kamorra” dhe “Di Lauro”, dy organizatat mafioze italiane të dalluara për “mikpritje” ndaj shqiptarëve ishin në objektin e hetimeve dhe operacioneve italo-shqiptare të atyre viteve, ku padyshim rolin vendimtar e kishte Italia fqinje për shkak të kapaciteve në financa dhe mjete që ajo dispononte.

Në listën e atëhershme dhe që e dispononte Alberto Marittati ishin plot 50 shqiptarë, emrat e të cilëve u lakuan në të gjitha rasat e mundshme në median shqiptare dhe atë italiane.

Shumë prej tyre tashmë janë ekzekutuar, por “mercenarët” vijuan trafiqet. Dhe janë pikërisht ata që drejtojnë tashmë linjat e largëta të kokainës që vjen nga Ekuadori e Kolumbia e që kanë statusin “Kapo”.

Por sigurisht harta e të implikuarve tashmë nuk është më vetëm me shqiptarë dhe italianë. Në lojë kanë hyrë dhe grekë e në shumë raste zyrtarë të lartë.

Por Alberto Maritati u ‘dorëzua”. Ai e braktisi Drejtësinë dhe vendosi të merret me politikë, teksa u zgjodh senator në Itali. Nën cilësinë e senatorit, në vitin 2018 Alberto Maritati në raportin e tij dërguar njerëzve më të lartë të Drejtësisë në Itali, Shqipëri dhe për DEA Amerikane thotë se “krimi i organizuar shqiptar është fuqizuar dukshëm”

Madje, ai bëri një krahasim që në dukje duket jashtë reales. Ai deklaroi me shumë përgjegjësi se mafia shqiptare i ngjan Ndrangheta-s italiane. Edhe kjo strukturë e vjetër mafioze e Italisë së Jugut, është e organizuar në fise e familje të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe që kanë mundur të shfrytëzojnë fare mirë situatat e ndryshme të shoqërisë, për të fituar para. Kjo, sipas senatorit është një karakteristikë edhe për klanet shqiptare të mafias.

“Mafia shqiptare ka marrë mësime nga ajo italiane dhe nga mafiet e tjera, ndaj në një kohë të shkurtër është fuqizuar shumë dhe ka mundësi të fitojë mijëra dollarë”, ka vijuar më tej, senatori italian Maritati. Sipas tij, mafia është ajo që vë në rrezik edhe biznesin e ndershëm, i cili shikon se me mënyra të jashtëligjshme mund të fitohen shumë para dhe në mënyrë të shpejtë.

Duket se parashikimi i Falkones, Borselinos dhe më vonë i Alberto Marittatit ka rezultuar i saktë. Sepse, sasitë e mëdha të kokainës që vijnë në Shqipëri nga Kolumbia, Ekuadori dhe Brazili nuk janë thjesht e vetëm “rastësi”, por tregojnë qartësisht për grupe kriminale të konsoliduara me fuqi ekonomike dhe një rrjet të shpërndarë në qarqet Elbasan, Tiranë, Durrës e Vlorë./ tema

Related Posts

Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Kryesore

Të huajt “pushtojnë” bregdetin/ Apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 milionë euro

19/04/2026
Rama: Shqipëria nuk është më vetëm e pranishme, por e respektuar nëpër botë
Kryesore

Rama: Shqipëria nuk është më vetëm e pranishme, por e respektuar nëpër botë

19/04/2026
Shpërndante kokainë në Patos, arrestohet 28-vjeçari nga Norvegjia
Kryesore

Shpërndante kokainë në Patos, arrestohet 28-vjeçari nga Norvegjia

19/04/2026
Sherr mes adoleshentëve në Gjirokastër, dy të ndaluar nga policia
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, nën hetim i riu që përplasi këmbësorin

19/04/2026
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

I gjejnë rroba kontrabandë në makinë, nën hetim i riu nga Gjirokastra

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Charlize Theron “godet” Timothée Chalamet për komentet mbi baletin: Mezi pres ta takoj!

Charlize Theron “godet” Timothée Chalamet për komentet mbi baletin: Mezi pres ta takoj!

19/04/2026
Bashkëshortja e Mirit flet për Selin: Ajo që më ka lodhur…

Bashkëshortja e Mirit flet për Selin: Ajo që më ka lodhur…

19/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al