Policia greke ka arrestuar në Igumenicë një shtetas grek me akuzën e transportit të lëndëve narkotike për qëllim trafikimi.
63-vjeçarit iu gjetën në automjetin me të cilin po udhëtonte një sasi prej 22.9 kg kanabis.
Dyshohet se droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe i arrestuari e kishte marrë në kufi.