Partia Socialiste është regjistruar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me votimet e 18 qershorit, ndërsa sot janë regjistruar edhe 5 parti të tjera, kryesisht të majta. Me anë të një njoftimi, KQZ-ja bën me dije regjistrimin e disa partive politike si më poshtë:
- Partia Socialiste të Shqipërisë
- Partia Emigracioni Shqiptar
- Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare
- Partia Socialdemokrate të Shqipërisë
- Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
- Partia e Punës së Shqipërisë
Regjistrimi vjen ndërkohë që partitë opozitare të kryesuara nga Partia Demokratike kanë paralajmëruar se nuk do të regjistrohen pa u plotësuar më parë kërkesa e tyre për qeveri teknike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme, të vendimmarrjes për projekt-vendimin, “Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.