Shqiptarët nuk tërhiqen nga rruga e tyre për t’u larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Shifrat zyrtare të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët, tregojnë sërish rritje.
Në periudhën nga janari deri më shtator të vitit 2019, kërkesat për azil u rritën me 21% krahasuar me vitin 2018.
Në këtë periudhë rreth 15.469 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil, ndërkohë që për të njëjtën periudhë, në vitin 2018, kanë kërkuar azil për herë të parë 12,835 shqiptarë.
Edhe shtatori njeh një rritje të frikshme krahasuar me muajin gusht. Në shtator 2019, rreth 1,734 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE me një rritje prej 14%.
Shifrat e azilkerkuesve shqiptare ne muajin shtator 2019
Shqipëria tashmë është në listën e 10 vendeve të origjinës së azilkërkuesve në Evropë, por është i vetmi vend evropian. Bashkë me Shqipërinë janë edhe vende të tjera si Pakistani, Kolumbia, Nigeria, Iraku, dhe Turqia.