Rey Manaj shënon dy gola për Sivasspor ndaj Mardin, në ndeshjen e Ligës së Parë Turke. Teksa skuadra e tij ishte në disavantazh të dyfishtë, dopieta e sulmuesit kuqezi barazoi shifrat.
Në të 62-tën, ai mori përsipër goditjen e një penalltie dhe u tregua i saktë, duke dërguar topin në rrjetë. Në të 72-tën, Manaj realizoi me kokë, pas një topi të dërguar nga Kapacak.
Pritshmëritë janë të mëdha për 29-vjeçarin në këtë sezon, pasi duken kushtet e duhura për një edicion pozitiv.








