Poicia italiane e qytetit të Brindizit ka arrestuar në flagrancë me akuzën e trafikmit të drogës shtetasin shqiptar Abaz Mamo, 22 vjeç.
Në banesën e tij me një sipërfaqe prej 70 metra katror, në një zonë të izoluar në lagjen Montenegro të Brindizit janë gjetur 1 tonë e 610 kg marijuanë shumica e së cilës e konfeksionar me pako të mëdha prej 5 e 20 kg secila.
Lënda narkotike ishte e tëra e lagur dhe me rërë, fakt i trafikimit të saj në brigjet italiane përmes Adriatikut.
Bashkëpunëtori i 22 vjeçarit shqiptar ka mundur t’i shpëtoj arrestimit pasi në momentin e ndërhyrjes së policisë është hedhur nga dritarja e banesës duke u larguar në drejtim të paditur.
Në banesë janë gjetur dhe dy pistoleta të tipit Dan Wesson me kalibër 357 e Beretta kalibër 7,65.
Shqiptari Abaz Mamo është shoqëruar në burgun e Brindizit me urdhërin e trafikut ndërkombëtar të drogës.