Pas kërkesës që Prokuroria i bëri KQZ për heqjen e mandatit për dy kryebashkiakë, Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj, nënkryetari i KQZ, Hysen Osmanaj dhe dy anëtarë i janë drejtuar me një kërkesë Denar Bibës që ky i fundit të mbledhë komisionin ditën e enjtë në orën 12:00.
Hysen Osmanaj, Klemend Zguri dhe Vera Shtjefni kërkojnë që rendi i ditë të jetë: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarat publik, subjekti Tërmeti Peçi, Kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe Adriatik Zotkaj Kryetari i Bashkisë Poliçan në zbatim të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
Sipas tyre KQZ duhet të verifikoje rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 10 ditësh.