• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjela thirrje PS-së: Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë

23/12/2019
Ngjela thirrje PS-së: Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë

Avokati i njohur Spartak Ngjela duke iu referuar nismës për të ashtuquajturin mini-shengen, shkruan se Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela i bën thirrje Partisë Socialiste, ta ndalojë, në të kundërt sipas tij vetë PS do të dëmtohet shumë.

“Pas skandalit antishqiptar në bashkëpunim misterioz me vrasësit serbë të shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë.

Qëndresa e politikës kosovare dhe vetë qëndresa e opinionit publik kosovar, kundër Edi Ramës, mund ta shpëtojnë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor nga një kryeministër antikombëtar.

Nëse Partia Socialiste e ka lëshuar këtë birbo që me politikë antishqiptare të shpëtojë dhjetë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, gabohet, sepse as Rama e as ata të dhjetë nuk kanë shpëtim.
Degradimi i një kryeministri të trembur që kërkon të shkatërrojë shtetin shqiptar, duhet neutralizuar menjëherë. Nëse Partia Socialiste nuk e kupton këtë, do të dëmtohet shumë rëndë.

Dhe tjetra: urrejtja që po tregon opinioni publik i Kosovës kundër tradhëtisë antishqiptare të Edi Ramës, nuk mund ta lejojë më këtë krijesë pa atdhe që të vijojë të jetë kryeministër i Shqipërisë.”-shkruan Ngjela.

Më tej, ai heq një paralele mes Ramës, Enver Hoxhës dhe Ahmet Zogut.

“Siç duket jemi në të njëjtin regjistër politik: Ahmet Zogu dhunoi Shqipërinë iluministe me hordhitë serbo-ruse, erdhi në pushtet me ta, dhe shiti Kosovën; Enver Hoxha erdhi në pushtet si pjellë jugosllave duke tradhëtuar patriotizmin nacionalist kosovar; kurse Edi Rama po kërkon që, po me Beogradin, të garantojë pushtetin e tij korruptiv duke shitur edhe ky çështjen e Kosovës.
Por tani ka dështuar: politika e Kosovës e kapi dredhinë e tij, dhe sigurisht që po e denoncon.”-thekson Ngjela.

Po ashtu, avokati shkruan se Edi Ramën, shqiptarët do ta kapin si rreckë.

“ A mund të rrijë kryeministër i Shqipërisë një person i cili është shpallur nga kosovarët armik i Kosovës?
Por, nëse ata dy të parët, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, shqiptarët nuk i kapën dot, këtë të fundit duhet ta kapin si një copë rreckë e ta flakin në duart e drejtësisë.”-përfundon postimin e tij Spartak Ngjela.

Related Posts

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

04/05/2026
VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al