• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja vdiq Rama nesër…

23/12/2019
Mediat greke ‘kapin mat’ Edi Ramën në Trikala

Nga Edmond Arizaj

Nga fjalet nuk vjen e keqja, po njerez jemi, edhe kryeministri i Shqiperise njesoj si te tjeret eshte…

Atehere ca ndodh? Pasardhesi i tij, i hershem a i vonshem do e braktise projektin e “shengenit te Ballkanit Perendimor”?

Sulmuesit e kompiuterit, portaleve e FB do te heshtin? Mbrojtesit thjesht do te vajtojne?!

Nga gjithe kjo uturime disa ditore ku nuk merret vesh se cfare peshtyn njeri e cfare lepin tjetri, te bie ne sy dicka mjaft e vecante: Ne debat, as si sulm e as si mbrojtje, nuk marrin pjese ata qe duhet te vendosin pikat mbi “i”, qe pasketaj ata qe vazhdojne e derdellisin te duken tamam sic jane gomere, te manget dhe injorante, apo vizionare, nga njeri apo tjetri krah; pra specialistet, diplomatet, ekonomistet, financieret, e ku di une ca jane ata qe merren me rrisqet, me perfitimet afatshkurtra a te gjata…

Keta ndoshta kane folur ne veshin e politikaneve, por ama publikun e kane lene te hahet e te grihet si qente per nje kocke pa mish.

Dhe shengeni i BP u kthye ne nje arene te re, ku politikanet shqiptare nuk bejne asgje me shume se paraardhesit e tyre: sulmojne njeri tjetrin duke perdorur Serbine dhe ndjesite e forta e krejt te kuptueshme dhe mirekuptueshme te shqiptareve te Kosoves.

Ne fakt, e keni vene re qe ne kete debat absurd te “shitjes se Kosoves e Shqiperise” nuk kane marre fare pjese shqiptaret e Maqedonise, apo ata te Malit te Zi…

Une nuk arrij te kuptoj, se pse shume shkruesve, u intereson acarimi mes Shqiperise dhe Kosoves? Pse njehere nga Kosova vijne shkrime qe perfundojne me urdhrin “mos nderhyni ne punet tona”, e nje here shkrime me fjaline ne fund “me keto veprime demtoni Kosoven”.

Nuk kuptoj as shkrimet nga Shqiperia qe cdo gje, absolutisht cdo gje e lidhin me Ramen. Une besoj se ka jete edhe pertej Rames.

Por ne kete menyre te vepruari dhe shkruari vetem sa i shtohet jeta Rames, sepse me duket se ai nuk jeton dot pa polemike; polemiken e perdor per te mbytur punet e bera keq a te pabera fare te qeverise; e ne fund gjithcka vertitet rreth polemikes dhe punet harrohen.

Ashtu sic harrohen edhe specialistet qe gjasme do i kishim primare pas termetit se zume mend duke marre mend vetem nga ata qe japin mend.

Kush diplomat foli? Kush ekonomist? Kush financier? Kush beri llogarite e rrisqeve? Kush beri analizat?

Nje dite keto duhen bere, me Ramen, apo pa Ramen. Sepse nje dite do jemi te detyruar te bejme projekte te perbashketa.

Nuk do te thote qe duhet te harrojme, nuk do te thote qe duhet te heqim dore jo vetem nga ndjesa qe duhet te kerkoje Serbia, por edhe nga demshperbimet qe duhet te paguaje; por ama do te thote shume qe shqiptaret te ecin para, te progresojne te gjithe se bashku (ështe e thjeshte te besh shqiptarin trim te 1878, por eshte pak e zorshme te perfaqesosh Shqiperine dhe Kosoven e 2020 me kete mendesi).

E progresi, mund te behet pa Ramen e pa Ramushin, po asnjehere pa bashkepunimin e bashkerendimin me fqinjet. Keta te fundit kane fituar perhere perballe nesh ne diplomaci; edhe kjo duhet mbajtur mend kur te behen llogarite.

Llogarite per te perfituar shqiptaret dhe jo nje pjese e vogel e tyre. Aaa, nese llogarite dalin me humbje per shqiptaret, atehere po mund te refuzojme ashper nje iniciative te tille dhe te presim mbase na bien para nga qielli./ TemA

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
Ana Lika rrëfen si u dashurua me Bjordin: U takuam në një vaki…

Ana Lika rrëfen si u dashurua me Bjordin: U takuam në një vaki…

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al