Në rubrikën e përhershme “Amarcord” e cila publikohet çdo mbrëmje në faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama, kësaj here ka zënë vend atdhetari gjirokastrit Zihni Sako.
“Në muajin mars përkujtohet figura e dashur e folkloristit dhe atdhetarit Zihni Sako, i cili lindi 105 vjet më parë në Gjirokastër. Respekt!”, shkruan Rama duke postuar edhe foton e Sakos.
Aktualisht emrin e Zihni Sakos e mban teatri i qytetit të Gjirokastrës.