LSI ka nisur fushatën prej kohësh dhe siç kuptohet të rinjtë janë një target grup shumë i synuar prej saj, ndoshta dhe për faktin se mund të “përpunohen” më lehtë ose të miklohen përmes festave rinore, kampeve apo aktiviteteve të ndryshme.
Rrjetet sociale janë vendi ideal për të përçuar mesazhe, përfshi këtu edhe personat që nuk i njeh në jetën reale.
Në fotot më poshtë shihet një mesazh relativisht i gjatë i dërguar prej një vajzë të quajtur Doris Mustafa. Bën përshtypje përmendja në mesazh e sistemit arsimor, teksa thuhet se “LSI bën përpjekje për ta përmirësuar sistemin arsimor”. Kjo lidhet padiskutim me retorikën e LSI-së kohët e fundit, që sulmon reformën në arsimin e lartë dhe Maturën Shtetërore, thjesht dhe vetëm për qëllime elektorale, duke anashkaluar kështu faktin se LSI-ja e ka votuar në Kuvend këtë reformë.
Më poshtë teksti i një prej mesazheve të shumtë që qarkullojnë online nga aktivistët e kësaj partie.
/ArgjiroLajm.net/