Ylli Done është një qytetar nga Tepelena, që denoncon problemin e tij të pazakontë me një bankë të nivelit të dytë. 5 ditë pasi kishte depozituar në llogari një shumë prej 7 mijë eurosh e telefonojnë nga banka dhe i thonë, se eurot ishin fallso.
Rasti shkon në prokurorinë e rrethit dhe Ylli Done arrestohet e bën 103 ditë paraburgim. Në gjykimin e shkallës së parë dhe atë të Apelit në Gjirokastër Ylli Done del i pafajshëm. Ndërsa në Gjykatën Administrative gjendet fajtor. Tashmë i ka mbetur vetëm denoncimi publik në Stop, për të zgjidhur problemin e tij…
Shihni videon.