• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehet skema e mashtrimit me thirrjet në celular, ja si të mbroheni

13/01/2020
Rikthehet skema e mashtrimit me thirrjet në celular, ja si të mbroheni

Thirrjet mashtruese nga telefoni janë rikthyer sërish këtë fillim viti. Në vitin 2018 Shqipëria u piketua nga një sërë skemash mashtruese që operonin përmes thirrjeve telefonike me prefikse nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia por nuk përjashtoheshin edhe vende të tjera. Në këto raste kompanitë mashtruese pas telefonit bëjnë një telefonatë të shkurtë “peshkuese” dhe presin që ju t’i telefononi pas duke ju tarifuar me çmime të larta. Sa më e gjatë telefonata aq më e lartë fatura që qytetarët do të paguanin në fund të muajit.

Por këtë fillimvit edhe pse skema është e njëjtë ajo që ka ndryshuar janë prefikset nga vijnë telefonatat, që i takojnë vendeve europiane kryesisht Greqi, Francë apo Itali. Në këtë rast rënia pre e mashtrimit bëhet më e thjeshtë duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë në rastin më të shpeshtë kanë të afërm në vendet fqinje si Itali dhe Greqi por edhe marrëdhënie biznesi.

Si funksionon skema

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i huaj. Në rastin e raportuar pranë redaksisë numri në fjalë është +338910061722. Ky numër është me prefiks francez por si ky kompanitë mashtruese kanë me qindra. Telefonata është e shkurtë por në disa raste mund të interpretohet se nuk e keni dëgjuar ndaj qytetari i kthen telefonatën. Në anën tjetër nuk njoftoheni as për zile por menjëherë hapet telefoni dhe nuk përgjigjet askush. Sa më e gjatë telefonata aq më i lartë fitimi për kompaninë mashtruese në anën tjetër që fitimin e ka në bazë të impulseve.

Duke qenë se keni rënë një herë pre e kësaj situate dhe keni kthyer telefonatën, kompania mashtruese në anën tjetër ju bën një tjetër telefonatë. Këtë herë vetëm një orë më pas me numrin +336980764570që i korrespondon prefiksit grek. Nëse sërish do të bëni telefonatën sërish do të jeni duke paguar shtrenjtë. Si këto telefonata do të merrni disa përgjatë ditës dhe të gjitha me numra të ndryshëm me synimin që ju t’i telefononi. Këshilla më e mirë në të tilla raste? Thjesht mos i telefoni. /Monitor

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al