Një automjet i parkuar përpara shtëpisë është vjedhur në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4, ku një automjet tip “benz”, është zhdukur pa lënë gjurmë.
Pronari i automjetit, një 32-vjecar, thotë se automjetin e kishte parkuar përpara banesës, por kur ka dalë nga shtëpia ka vënë re se automjeti ishte zhdukur.
Policia e Sarandës njofton se po punon për gjetjen e automjetit dhe identifikim dhe kapjen e autorëve.