Policia greke ka goditur një grup kriminal ditën e sotme, e cila e kryente veprimtarinë në Shqipëri, Greqi dhe në Europë.
Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në Pire, mësohet se në pranga janë vënë një shqiptar, dhe dy grekë, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër.
Ndërsa në kuadër të këtij operacioni, mësohet se janë sekuestruar 210 kg e 370 gramë marijuanë, 2 automjete, 1 kamion për transport ndërkombëtar, 4 celularë, dhe 215 euro.
Nga se bëhet e ditur nga mediat greke, shqiptari kishte rolin për të transportuar drogën nga Shqipëri deri në Katerin në Greqi.
Kurse pjesa tjetër e grupit ishte përgjegjës për magazinimin e saj.