Nga Kreshnik Spahiu
Frika e ardhjes së ambasadores amerikane në Trianë uli në tryezë pa kushte opozitën shqiptare me qeverinë “Rama”.
1- Frika e ardhjes së ambasadores amerikane i detyroi palët të mbyllnin dosjet e njëri-tjetrit.
Gjykatat e Edi Ramës dhanë javën e kaluar dy vendime pafajsie që lidhen me Bashën dhe Berishën.
2- Frika e ardhjes amerikane e bëri opozitën të harrojë dhe të shesë çdo kauzë kundër Edi Ramës dhe t’i hapë krahun atij në mandatin e tretë.
3- Frika e ardhjes së ambasadores amerikane i bashkoi të gjithë në mesazhe hipokrizie apo mirëseardhje për shkëlqesinë e saj, Yuri Kim.
Dita e parë e punës filloi me kredencialet e paraqitura tek presidenti i Republikës dhe kjo është proçedurë kushtetuese.
Por a do të sjellë Yuri Kim një frymë të re, apo do vazhdojë traditën e ish-ambasadorve amerikanë?
Gjasat janë që ajo do vazhdojë linjën diplomatike të mëparshme.
Pavarësisht një rekordi suksesesh, ka një limit dhe preçedent negativ të mëparshëm të disa ambasadorëve, që në fund nuk patën rezultat në arrestimin e “peshqve të mëdhenj” dhe nxjerrjen nga politika të elementve anti-amerikanë.
Po çfarë s’duhet të bëjë ambasadorja Yuri Kim?
Shkëlqesia e saj Yuri Kim duhet që për 10 arsye diplomatike, s’duhet të takohet me ish-deputetin Sali Berisha:
– sepse ai sot s’ka asnjë status politik dhe juridik dhe ka djegur vetveten me mandat dhe me pozicion politik, me idenë dhe projektin e tij destabilizues 2019.
– Sepse ai është non-grata në SHBA dhe s’mund jetë i pranueshëm në “Rrugën e Elbasanit”, që ështē territor i SHBA.
– sepse ai është organizatori i gjithë propagandës dhe faktorve anti-amerikanë në Shqipëri.
– sepse ai ka akuzuar zyrtarisht si të korruptuar, imoral apo si guvernator të pa emëruar, çdo ish- ambasador amerikan, Mariza Lino, Limpreht, Jahms Jefry, Withers, Arvizu dhe Donald Lu.
– sepse ai ka kërcënuar me jetë personalitete apo zyrtarë të lartë vetëm pse mbanin kontakte me Ambasadën amerikane (referuar wiki-liks)
– sepse ajo s’duhet bëj gabimin e 7 ambasadorëve të mëparshëm që i dhanë dorën “gjarprit” anti-amerikan dhe ai i kafshoi.
– sepse ai ka krijuar një parti ku 100% e strukturave nuk gjen asnjë individ të ketë studiuar në Amerikë. Madje edhe Rudina Hajdarin, e vetmja e ardhur nga SHBA, e flaku rrugëve dhe po e sulmon barbarisht.
– sepse Sali Berisha është frankofon i deklaruar publikisht dhe i vetmi që zyrtarisht përshëndeti Francën për votën kundër Shqipërisë në BE.
– sepse Berisha është organizatori i të gjithë pengesave për reformëm në drejtësi dhe projektet amerikanë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
– Sepse ai sponsorizoi nje vit më parë lobim (40.000 euro) kundër koleges së saj Kathleen Kavalec, në Senatin amerikan.
– Sepse ai pa mbëritur ju zonja Yuri Kim në Tiranë, ka mbushur rrjetet sociale të tij me propagandën që: “na mbytën ambasadorët me origjinë kineze”.
– Sepse ai mban peng opozitën dhe liderin e emëruar prej tij, Lulzim Bashën. Pasi çdo bisedë apo negociatë e juaja me Bashën do të dështojë 2 orë pasi ju të mbaroni takimet, sepse Basha të shkojë të marrë miratim nga zyra e Berishës.
– Sepse ju së shpejti do jeni target i akuzave dhe shpifjeve të tij: e korruptuar, e blerë nga Sorosi, kushërirë me serbët etj etj, dhe do bëheni objekt e sarkazmës e mediave që kontrrollon ai, njësoj siç e pësoi ambasadori Lu me karikaturat me “peshq të mëdhenj”.
– Sepse ai mban të palëvizshme status quon e vjetër dhe mos ndryshimin e sistemit elektoral dhe politik kushtetues. Ai ka marr peng demokracinë shqiptare dhe ka bashkuar mafien politike në një oligarki të heshtur për të shkatërruar elitat dhe lëvizjet e reja politike. Nëse bie ai, do bjerë gjithë piramida e faraonve dhe mumjeve politike.
Përgatitu zonja Yuri Kim, sepse së shpejti do fillojnë disa sulme denigruese ndaj jush.
Mirësevjen në tokën me popullin më pro-amerikan në botë, por dhe me liderët më anti-amerikanë.
Jepini dorën shqiptarëve të ringrihen, por flakni tutje dhe mbajeni larg modelin Berisha.
Mos i kontaktoni aspak ata se mbartin një virus më vdekjeprurës se “Korona” nga Kina e largët.
Modeli Berisha është epidemia që duhet izoluar dhe shqiptarët shpresojnë tek ju zonja Yuri Kim, që do t’i mbyllni ata në karantinën e hekurt amerikane.
Mos gaboni t’i takoni se do zhgënjeni një komb pro amerikan
Ju jeni shpresa për ndryshim…