• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen detajet/ Pse dështuan negociatat e takimit Rama-Basha

07/04/2017
Zbardhen detajet/ Pse dështuan negociatat e takimit Rama-Basha

Negociatat mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, kanë dështuar për të prodhuar një takim mes tyre.
Shkak është bërë mungesa e një axhende të mirëpërcaktuar nga palët para takimit. Komunikimet mes Ramës dhe Bashës kanë vijuar dy ditët e fundit përmes negociatorëve vendas dhe të dy kanë deklaruar dje gatishmërinë për t’u ulur në tryezë. Nuk kanë munguar në këto negociata dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, që po kërkojnë me ngulm dhënien fund të krizës politike në vend, kur opozita vazhdon të qëndrojë jashtë Parlamentit. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kryeministri Rama tregoi se është sy e veshë nga lajmet që vijnë nga çadra e opozitës. “Dua mirëkuptimin tuaj që sot të mos flas as për qeverinë teknike, as për datën e zgjedhjeve, për një arsye shumë të thjeshtë, se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Nuk kam orë, nuk kam vend. Shpresoj që ta kem orën dhe vendin, kudo qoftë – unë preferoj në çadër, por nuk ka asnjë problem po të jemi diku tjetër – dhe në çfarëdo formati që të jetë; vetëm për vetëm, me shokë bashkë, me aleatë, pa aleatë, me të gjithë aleatët, si të jetë”, tha Rama.

Por ajo që i mban palët larg është mungesa e një axhende të përcaktuar për takimin. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mësohet se para se të zhvillohet takimi me Kryeministrin Rama, të jetë përcaktuar axhenda e tij, se për çfarë do të diskutohet. Duke iu referuar burimeve nga PD shkruan se Lulzim Basha i ka kërkuar Kryeministrit Rama që tema të tavolinës të jenë qeveria teknike, çfarë mandati do të ketë kjo qeveri, cilat do të jenë objektivat e saj për t’u realizuar gjatë kohës që do funksionojë, si dhe procesi i dekriminalizimit të Parlamentit të ardhshëm. Duket se ky propozim i Bashës nuk është mirëpritur nga Kryeministri Rama, i cili ka kërkuar që fillimisht të ulen në tavolinë dhe aty të diskutojnë të gjitha çështjet që PD do të ngrejë për diskutim, me predispozicionin që të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjeve. I gatshëm për të diskutuar me kundërshtarin e tij politik, po nga foltorja e Parlamentit dje, Rama u tregua i hapur për të riformuluar çdo nen në Kod apo në Kushtetutë, për të rritur garancitë e zgjedhjeve për opozitën. Nga ana e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se nuk do të shkojë në një tryezë fasadë me Edi Ramën.

“Jemi të hapur, siç e kemi thënë, për një dialog të vërtetë politik me dy objektiva; ndërtimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve të shtetit shqiptar, luftën e vërtetë kundër drogës e parave të drogës dhe krijimin e kushteve të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E hapur mbetet ftesa për dialog për qeverinë teknike, por nëse lojërat janë përgjigjja e vetme e republikës së vjetër, atëherë nga ky shesh ju themi se përballja do të jetë përgjigjja jonë deri në fitore”, u shpreh dje Basha. panorama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al