• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Momenti i duhur për transferimin e “dyshekut” në bankë

04/03/2020
Momenti i duhur për transferimin e “dyshekut” në bankë

Nga Ermal Telha

Deklarata e Kryeministrit për amnistinë që pritet të marrë rrugë në vitin 2021, sikundër çdo rast i tillë në çdo vend të botës, hap një diskutim sa teknik, aq edhe strategjik zhvillimor për ekonominë tonë. Ne nuk jemi as të parët, as të fundit, as shpikësit e amnistive, por mendoj që jemi në një moment të përshtatshëm për ta aplikuar një të tillë si hapësirë për oksigjenimin shumë të nevojshëm të ekonomisë. Amnistia sjell një impuls në qarkullueshmërinë e përgjithshme të parave, pronave të paluajtshme, ndikon në rritjen e konsumit, zgjeron bazën e kontribuesve, formalizon aktivitetin e sipërmarrjeve, inventarizon kapitalet, rrit mundësinë e kreditimit nga institucionet financiare, oksigjenon buxhetin e shtetit, ndërgjegjëson qytetarët etj etj. Janë të gjitha efekte pozitive dhe sidomos në periudha afatshkurtra dhe afatmesme, na ndihmojnë shumë. Por nga ana tjetër, rrezikojmë kthimin në një precedent të pakëndshëm në impaktin shoqëror nëse nuk tregohet kujdes i posaçëm në disa rrafshe.

Që amnistia të jetë vërtet oksigjen dhe jo vatër e strehimit të abuzivizmit, duhet kushtuar vëmendje rigoroze kryesisht në:

1. Marrjen e konsensusit të gjerë politik, mundësisht me 140 vota si reforma në drejtësi, për të shmangun luhatjet në rastet e ndërrimit të qeverive. Amnistia nuk është çështje humori partiakësh!
2. Amnistia të shoqërohet me afate të mirëpërcaktuara, të mjaftueshme për operacionin e deklarim-inventarizimit dhe të mos lerë hapësira për ripërsëritje të së njëjtës situatë në të ardhmen. Nëse lihet të kuptohet që do ketë edhe një aministi tjetër, do stimulohet shmangja e detyrimeve sepse na pret një tjetër amnisti.
3. Duhet veçuar kapitali i paligjshëm nga ai i pandershëm. Me kapital të ndershëm (edhe pse i paligjshëm sepse nuk janë derdhur detyrimet përkatëse) kam parasysh punën në të zezë, apo dypunësimet, apo manovrat me bilancet në kushte vështirësie, por që në thelb nuk kanë pasur ndikim të fortë në jetën e qytetarëve.

Informaliteti i krijuar nga pandërgjegjja, mosinformimi dhe injoranca ekonomike, plus vështirësitë e krijuara nga politikat publike të gabuara ose keqdashëse, është informalitet i bardhë. Ndoshta me të drejtë, shumë qytetarë dhe biznese janë munduar të fshehin aktivitetin sepse nuk kanë besuar se kontributet përdoren në të mirën e tyre nga ana e shtetit (dhe shpesh herë kanë të drejtë, menaxhimi shtetëror në jo pak raste, ka lënë për të dëshiruar). Kundrejt një tarife të arsyeshme, këta qytetarë meritojnë ta bëjnë të ligjshëm kapitalin e tyre të ndershëm.
Njëkohësisht, jam kategorikisht kundër legalizimit të kapitalit të përftuar nga veprimtaria kriminale (drogë, prostitucion, vjedhje, rryshfete, korrupsion i niveleve të larta të qeverisë apo gjyqësorit), sado i madh qoftë! Për këtë kapital të paligjshëm e të pandershëm, duhet një filtër tejet rigoroz. Nëse ky kapital legalizohet kur në fakt duhet sekuestruar dhe dënuar përgjegjësit, në vend të oksigjenojmë ekonominë, e infektojmë atë me “coronavirus”, dyke shërbyer si motivim për shtimin e veprimtarive të tilla në dëm të aktivitetit të ndershëm e të ligjshëm.
4. Të gjitha shtigjet që lejojnë evazion apo krijim pasurie të paligjshme pas këtij momenti, duhet të mbyllen! Masat shtrënguese dhe frenuese për informalitetin, prodhojnë besim.
Paraja kriminale është kancer për zhvillimin e qendrueshëm! Duhet dorë e hekurt!

Dysheku, si simbol i hapësirës së mbajtjes së kursimeve nga familjet tona për vite me rradhë, duhet të transferohet në banka dhe ky është rasti. Përveç se një impuls i ri, është edhe siguri fizike ndaj hajdutëve ordinerë që në jo pak raste, kanë precipituar në fatalitete njerëzore.

Ky impuls, shoqëruar edhe me një strategji të qartë të uljes së taksave për qytetarët dhe bizneset, patjetër që do na sigurojë frymëmarrje të qëndrueshme për vite me rradhë!

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

ZYRTARE/ Panathinaikos shpenzoi 1 milion euro në Angli, ylli i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip

17/09/2026
Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al