Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. E., 65 vjeç, banues në fshatin Martalloz, Njësia Administrative Lopës, Tepelenë, pasi:
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij u gjet 1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.