Nga nesër Ushtria dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren për të gjithë qytetarët e “pabindur” që nuk vetëkarantinohen, edhe pse kanë ardhur nga Italia. Kush nuk e bën, do të gjobitet me 5 mijë euro, siç njoftoi kryeministri Rama sot. Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme, ku bëhet fjalë për ngritjen e postoblloqeve në lagjet ku jetojnë qytetarët të cilët kanë një histori udhëtimi në Itali dhe nuk vetëkarantinohen për 14 ditë ose e shkelin atë. Ky vendim është marrë sot, bën të ditur Report Tv.









