• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë të bëni në shtëpi teksa jeni izoluar nga koronavirusi? Mirela Kumbaro ka një propozim

12/03/2020
Deputetja e Gjirokastrës, Franca nderon Mirela Kumbaron me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”

Nga Mirela Kumbaro

BIBLIOTERAPI

‼️Koha që të flasim për një zakon të ri që mund ta përfitojmë bashkë me larjen e duarve në këto kohë kur duhet të rrimë në shtëpi.

Fillo sot se s’ke për të gjetur kohë më të mirë se kjo për të lexuar libra!
E di që po buzëesh ndërkohë…😉 por duke qendruar në shtëpi, pasi të kesh pirë kafen, të kesh sosur thashethemet pa bereqet në rrjet, (se do të të dhembin sytë nga ekrani i celularit…) kape atë libër, provo të lexosh se do të shikosh që do të zbulosh një kënaqësi të harruar…ose të panjohur!

Mos më thuaj që s’ke libra në shtëpi…☝️ Aha…i ke lexuar të gjitha librat që ke në shtëpi… Mirë pra, lekët që do të kursesh nga birrat, kafet, që nuk do t’i pish më jashtë, mos shko t’i blesh më kot ushqime që do të të skadojnë se s’do të kesh kohë për t’i konsumuar… BLEJI LIBRA!
Fundja provoje njëherë….

Të të sugjeroj nja dy tituj si menu ushqimi për shpirtin? Ja për të hapur orkesin📜:

✅“Erotika” e Jani Ricos, poezi shumë të bukura për dashurinë që në mëngjes, në një përkthim të shkëlqyer të Eleana Zhakos Eleana Ziakou (Botime Dituria). Shoqërohet me çaj xhenxhefili, ose me kafe me qumësht.☕️🥛
✅Pastaj, për të mos u zhytur direkt në një roman dramatik ju këshilloj fort tregimet “Barërat e së keqes” nga Shkelqim Cela, superlibër me proza të shkurtra ku do të gjeni vetëveten në gjestet e përditshme dhe në grimcat e kohës, (Botime Eqrem Çabej. Një çaj mali apo dhe një kos, do të ishte ideal për të rrufitur këtë lexim.☕️🍶
✅Pasditja e do një roman, me kafe turke, them unë… zgjidh e merr:
– tri librat e Tom Kukës (Enkel Demi) “Hide në kalldrëm”, “Gurët e vetmisë”, “Ora e ligë” (Botime Pegi)
– “Shakaja”e Milan Kunderës (Botime Dituria)
– “Shtëpia e Shpirtrave” e Isabelle Allendes (Botime Dudaj Redaksia)
– « Bijat e Gjeneralit » e Mimoza Hysa (Shtëpia Botuese Onufri)
– ExtraTime nga Durim Taci, (Botime Fishta)
– « Danub » nga Claudio Magris (ALBAS)
POR📍, edhe klasikët që kujtojmë se i dimë, por për të cilët ia fusim shpeshherë kot, janë shumë të lezetshëm për këtë orë…📖
– « Tre musketierët » e Alexandre Dumas,
– « Plaku dhe Deti » i Hemingway-t,
– apo “Tregime” te Stefan Zweig-ut
janw yll⭐️⭐️⭐️

✅Dhe për të mbyllur mbrëmjen nëse nuk do të shikosh ndonjë film📺, – se medemek të ka shijuar shumë leximi, – të sugjeroj një libër me kujtime të Dhimitër Anagnostit « Ulliri, pema e dhimbjes »,(Botime Toena) një gotë raki nuk të bën keq…

Cdo titull tjetër është i mirëpritur… LEXIM TË MBARË! 📖📚📖

P.S. Platforma si Shtepia e Librit apo Bukinist marrin porosi online dhe jua dërgojnë librat në shtëpi e madje në këto kohë propozojnë dhe ulje çmimesh.

Related Posts

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juve, pa Champions ka revolucion, titullarët e Spallettit me “valixhe” në duar

Juve, pa Champions ka revolucion, titullarët e Spallettit me “valixhe” në duar

05/05/2026
Dalja në Tiranë “trazon rrjetin”: a janë bashkë Elijona dhe Klodi?

Dalja në Tiranë “trazon rrjetin”: a janë bashkë Elijona dhe Klodi?

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al