• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku i Enver Hoxhës ndihmon të sëmurët me diabet: këshillat që duhet të ndiqni, këto janë 3 numrat e mi, bashkë do mundim koronavirusin

13/03/2020
Mjeku i Enver Hoxhës ndihmon të sëmurët me diabet: këshillat që duhet të ndiqni, këto janë 3 numrat e mi, bashkë do mundim koronavirusin

Mjeku i diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo ka ofruar ndihmën e tij për të këshilluar të gjithë të moshuarit që vuajnë kryesisht nga diabeti (specializimi i tij) për të qënë jashtë rrezikut në një kohë që koronavirusi në vend po përhapet me shpjetësi.

Kalo këshillon të gjithë të diagnostifikuarit me problemediabeti që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha udhëzimet e mjekëve, të vetë-izolohen në banesa, të pinë ujë shpesh dje të lëvizin brenda shkallëve të pallatit.

“Në se gjatë periudhës së vetë-izolimit çdo njeri nga ju do të ketë ndonjë çështje a problem për të sqaruar mund pa ngurim të konsultohet në telefon edhe direkt me mua në numrat; 069 20 62 005,- 068 208 99 11 ose 067 20 67 453. Coronavirusin do e mposhtim së bashku,”-shkruan mjeku Kalo.

POSTIMI I PLOTË:

Në periudhën kur edhe vendi ynë është tashmë i përfshirë në pandeminë vrastare të koronavirusit një nga kontingjentët më lehtë të prekur dhe potencialisht më të rrezikuar nga ana shëndetësore prej tij jeni ju veçanërisht ata më të moshuar ndër jush, me sëmundje të tjera shoqëruese dhe aktualisht me çrregullim të ekuilibrit te diabetit.

Paniku, ankthi, izolimi në shtëpi, çrregullimet e dietës e kufizimet jo të zakonshme dhe atmosfera stresante e jetës në kuadrin e masave të domosdoshme kundra kësaj fatkeqësie mund që të kontribuojnë në përkeqësimin e Diabetit dhe të dëmtojnë imunitetin e organizmit tuaj në kundërvënien ndaj virusit.

Në këtë kontekst si një ndër specialistët veteran në trajtimin e kësaj sëmundje ju bëj apel ti përkushtoni kujdes të veçantë, zbatimit rigoroz me zell si kurrë ndonjëherë tjetër, udhëzimeve dhe mjekimeve që ju kanë dhënë kolegët endokrinolog në të gjithë territorin e vendit.

Mos hezitoni t’i kontaktoni ata ose mjekun tuaj të familjes për t’ju ndihmuar të arrini ekuilibrimin e dëshiruar të sëmundjes si një nga masat paraprake të forcimit të organizmit në përballje me virusin.

Jam i sigurt që ata do të jenë në dispozicionin tuaj nën shembullin frymëzues të kolegëve tanë infeksionist që po luftojnë në frontin e parë me coronavirusin, këtë përbindësh mikroskopik të ri.

Rini gjatë kësaj periudhe të vet izoluar në shtëpi…Pini ujë shpesh edhe pa patur etje, Kryeni lëvizje brenda banesës apo në shkallët brenda pallatit dhe kontrolloni sipas udhëzimeve me aparatet që dispononi nivelin e sheqerit në gjak.

Është plotësisht e mundur që Diabeti të stabilizohet në nivelet e dëshiruara . Ne do të jemi të përkushtuar krahë jush. Në se gjatë periudhës së vetizolimit çdo njeri nga ju do të ketë ndonjë çështje a problemë për të sqaruar mund pa ngurim të konsultohet në telefon edhe direkt me mua në numrat ;069 20 62 005,- 068 208 99 11 ose 067 20 67 453 .Coronavirusin do e mposhtim së bashku .Me siguri

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al