• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku Pëllumb Pipero ka një apel për të gjithë: Mos u panikoni, ne s’ju kemi fshehur asgjë! Shifrat do rriten po ju mos u trembni

14/03/2020
Mjeku Pëllumb Pipero ka një apel për të gjithë: Mos u panikoni, ne s’ju kemi fshehur asgjë! Shifrat do rriten po ju mos u trembni

Mjeku Pëllumb Pipero ka shpërndarë një mesazh për të gjithë qytetarët në një kohë që koronavirusi në vend ka prekur 38 persona dhe ka shkaktuar një viktimë.

Me anë të një statusi në Facebook, Pipero i siguron të gjithë qytetarët se “bluzat e bardha” nuk u kanë fshehur asgjë dhe se nuk duhet të panikosen por vetëm të zbatojnë këshillat e mjekëve.

“Dëgjoj shumë pyetje që fillojne me PSE! Mos pyesni ju lutem Pse?? Duhet së bashku ta veprojmë sot, dhe të vazhdojme nesër, nesër e me tutje, deri sa ta mundim këtë epidemi. Së bashku po, së bashku ja dalim! Mes nesh ka frikë, por nuk duhet të ketë kurrë panik. Paniku është aleati më i mirë i këtij virusi. Sot ju keni shumë pyetje, dhe keni shumë të drejtë. Ne kemi folur çdo ditë me ju, jua kemi thënë të gjitha besoj! Nuk e di sa na keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi shpjeguar, nuk e di a na keni dëgjuar të gjithë, POR na besoni, nuk ju kemi fshehur asgjë! Natyrisht rastet janë shtuar dhe do shtohen, është vetëm fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju shërbejnë statistikave, epidemitë kanë ligjësitë e tyre, ne duhet të dime t’i përballojmë dhe të zvogëlojmë dëmin!,”-shkruan mjeku.

POSTIMI I PLOTË:

Sot nuk eshte nje dite ndryshe! Miremengjesi! Sot per te gjithe ne nuk eshte nje dite ndryshe, ajo filloi dite me pare, filloi diten qe ne vendin tone u konfirmua rasti i pare me Coronavirus. Ishte apo nuk ishte i pari kjo ka pak rendesi, e rendesishme eshte qe ate e kemi tek ne si kudo tjeter ne europe dhe ne bote! Degjoj shume pyetje qe fillojne me PSE! Mos pyesni ju lutem Pse?? Duhet se bashku ta veprojme sot, dhe te vazhdojme neser, neser e me tutje, deri sa ta mundim kete epidemi. Se bashku po, se bashku ja dalim!
Sot shume kush nga ju ka pyetur, cfar ndodhi mbreme, cfar ndodhi naten, cfar do ndodhe sot? E drejte! Njerezore eshte ! Mes nesh ka frike, por nuk duhet te kete kurre panik. Paniku eshte aleati me i mire i ketij virusi. Ky virus ka frike vetem kujdesin, vemendjen, maksimalizimin e kapaciteteve, mbeshtetjen e bluzave te bardha! E sidomos disiplinen!
Sot ju keni shume pyetje, dhe keni shume te drejte. Ne kemi folur cdo dite me ju, jua kemi thene te gjitha besoj! Nuk e di sa na keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi spjeguar, nuk e di a na keni degjuar te gjithe, POR na besoni, nuk ju kemi fshehur asgje! Natyrisht rastet jane shtuar dhe do shtohen, eshte vetem fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju sherbejne statistikave, epidemite kane ligjesite e tyre, ne duhet te dime ti perballojme dhe te zvogelojme demin! Mos na paragjykoni sot ju lutem, as ne bluzat e bardha dhe as institucionet tona, kini durim, se bashku do ja dalim. Ka kohe per te na gjykuar! Sot nuk eshte nje dite ndryshe, edhe pse ndryshon shume nga dje, dhe ju vazhdoni te keni shume pyetje, per te cilat une kam vetem nje pergjigje: Kufizoni levizjet, kufizoni takimet, kufizoni vizitat dhe respektoni tre fjale magjike, vetem tre: Lani. Duart. Tuaja!

Related Posts

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryesore

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Kryesore

Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026
Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social
Kryesore

Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social

16/11/2026
Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Kryesore

Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve

16/11/2026
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore
Kryesore

Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore

16/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint
Kryesore

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

17/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë – Balkanweb.com – News24

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al