Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi na ka treguar sot një tjetër anë të sajën, atë të zonjës së shtëpisë. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke i hekurosur këmishën bashkëshortit të saj, i cili mban postin e presidentit të vendit, Ilir Metës.
Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi u ka uruar të gjithëve Ditën e Verës, veçanërisht të gjitha grave që në këtë kohë vetë-izolimi nga koronavirusi i janë dedikuar higjenës së shtëpisë.
Në foton e postuar, ajo shfaqet në dhomën e hekurosjes, ku edhe po punon me nëj këmishë të bardhë, ndërsa pas saj vihen re edhe të gjitha veshjet e tjera që Kryemadhi i ka kuruar në detaje.
“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes,”– shkruan Kryemadhi.









