• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emergjenca nga koronavirusi, SME Albania dhe Unioni i Sipërmarrësve të Rinj shpallin kërkesat për qeverinë

15/03/2020
Emergjenca nga koronavirusi, SME Albania dhe Unioni i Sipërmarrësve të Rinj shpallin kërkesat për qeverinë

Kërkesë për përcjelljen e shqetësimeve të bizneseve në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga COVID-19!

Unioni Sipermarresve te Rinj te Shqiperise dhe SME Albania

Te krijohet grupi i punes per koordinimin, monitorimin dhe nevojat e sipermarrjes per menaxhimin e situates nen efektet e koronavirusit.

1. Te shtyhet afati i depozitimit te pasqyrave financiare deri me 31. 07.2020

2. Te shtyhet pagesa e tatim fitimit per deri ne fund te po ketij afati. Te shtyhet pagesa e te gjitha detyrimeve tatimore (kontribute, TVSH, tatim fitimi, etj.) per pagese deri me 31.07.2020.

3. Te shtyhet afati i dorezimit te raportit te auditimit te pasqyrave financiare deri me 31.11.2020

4. Te krijohet komision i posacem per vleresimin e rrezikut te shoqerive sipas sektoreve. Te kerkohet fond i vecante per financimin e krizes per shoqerite private.

5. Te paguhen shoqerite tregtare, te cilat hasen me mungesen e personelit prej efektit te koronavirusit minimalisht ne vlere 200 eur per person.

Ne kete kuader, te miratohet nje fond per sipermarrjet eksportuese per te perballuar kostot e periudhes se virusit.

6. Te mos kerkohet raport mjeksor per punemarresit qe vetedeklarohen si te semure per te pakten 3 dite pune, te cilat te jene te pagueshme.

7. Te kerkohet sherbimi me mjeket e levizshem qe kontrollojne punemarresit prane kompanive qe vijojne normalisht aktivitetin tregtar.

8. Te koordinohet ne nivel ditor midis mjekeve te punesuar te ndermarrjeve tregtare dhe organeve shendetesore kartelat e shendetit te punemarresit. Pra kontrolli te vijoje ne nivel ditor nga mjeku i ndermarrjes dhe raportimi me listen perkatese te kryhet ne nivel ditor.

9. Te meren masa ne zbatim rigoroz te kushteve te higjenes dhe te punes ne sektorin fason dhe call center, si dhe ne vecanti ne sektorin e prodhimeve te produkteve ushqimore.

10. Te mos bllokohen llogarite bankare per efekt te detyrimeve fiskale per afatin e kohezgjatjes se situates virale.

11. Te mos aplikohen gjoba per dorezim deklaratash mujore, per muajin shkurt dhe mars.

12. Te mos llogariten interesa dhe gjoba per mospagese te 3 muajve te detyrime tatimore. (Duke shpresuar se rimekembja e ekonomise do te filloje shume shpejt)

13. Te zerohet tatimi i fitimit paraprak per deri ne 31.09.2020 dhe njekohesisht te mos gjenerohen gjoba per mospagesen e tyre per biznesin e vogel dhe te mesem, si dhe per sektoret me te prekur.

14. Te aplikohet automatikisht kompensimi i kerkesave te TVSh se rimbursueshme me detyrime te tjera tatimore qofshin keto edhe te periudhes virale.

15. Te mos kete prerje te sherbimeve utilitare, drita, uje, internet, telefoni per mospagese deri ne 31.06.2020.

16. Te negociohet me bankat e nivelit te dyte per te gjitha shoqerite qe zoterojne kredi, per nje periudhe pa pagese kestesh tre mujore, dhe rimodulim te pagesave, pa iu nenshtruar asnje detyrimi komisioni apo interesi shtese apo gjobe.

17. Ne situaten kur edhe te huajt nuk arrijne dot te vijne ne Shqiperi, ne distance menaxhimi i shoqerive veshtiresohet. Ne keto kushte, ka informacion qe po vidhet biznesi nga punemarresit duke shkaktuar deme ne materiale ne vecanti ne perpunimin aktiv. Ne kete situate, cdo raportim per vjedhje, te ndiqet edhe fiskalisht me institucionet perkatese. Institucionet Doganore dhe Tatimore, marin te mireqene demet natyrore por jo ato civile. Ne keto kushte kerkohet nje plan masash ne rast se do te kthehet ne fenomen me qellim parandalimin edhe te fenomenit por edhe te mirekoordinimit te rasteve nese do te shumohen ne numer.

18. Te mund te aplikohet marreveshje me keste per te gjitha detyrimet per 24 muaj qofshin keto tatimore dhe doganore, apo te institucioneve te tjera penalizuese.

19. Te perjashtohen nga cdo detyrim per 30 dite Baret, Restaurantet dhe Hotelet, si dhe Agjensite turistike.

20. Te shtyhet afati i pageses per taksat vendore per vitin 2020, dhe te mos aplikohen gjoba e interesa dhe kamatvonesa, per deri ne 31.07.2020. Gjithashtu te mos procedohet me urdhera bllokimi dhe ekzekutimi per detyrime aktuale per deri ne 30.06.2020.

Related Posts

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryesore

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Kryesore

Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026
Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social
Kryesore

Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social

16/11/2026
Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Kryesore

Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve

16/11/2026
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore
Kryesore

Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore

16/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint
Kryesore

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

17/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë – Balkanweb.com – News24

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al