• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjekja shqiptare në Itali ka një mesazh: Ti qytetar i pabindur që mendon se je i fortë, më pyet mua!

20/03/2020

Nga Dr. Romina Selenica, Itali

Për ty qytetar i pabindur,

Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“ mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 .

Ti që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, t’i ndalësh jetën dikujt, t’i plagosësh zemrën një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtëpi.

Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes prindërit e mi në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë kolegë COVID 19.

Unë që po të drejtohem, jam një femër, një motër, një vajzë, një mjeke sot në Itali (shtetin më të prekur).

Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin brenda spitaleve për t’i shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty.

Ne jemi po ata sot, që ndërkohë që ju kërkohet të rrini në shtëpi për të “shpëtuar” veten tuaj dhe atë të komunitetit, ne jemi po brenda spitaleve, për t’i shërbyer po mikut, familjarit apo ty.

Nuk u ankova kur toka u drodh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon.

Unë nuk i kërkoja dot zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh virusin.

Unë sot të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në botë.

Unë sot të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qenie njerëzore.

Unë sot të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë.

Unë të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“. Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt.
Qëndro në shtëpi.

Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19, pa rritur më shumë numrin e tyre.

Mos të plagosim më shumë familje, mos të presim më jetë në mes. Të lutem!!

Le të jemi ndryshe, ti tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën!

Ti tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura!

Të lutem, qëndro në shtëpi.

Me respekt, Dr. Romina Selenica
Itali

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

17/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

ZYRTARE/ Panathinaikos shpenzoi 1 milion euro në Angli, ylli i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al