• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama para mijëra të rinjve në Tiranë: Çadra, frikë nga drejtësia dhe zgjedhjet

13/04/2017
Rama para mijëra të rinjve në Tiranë: Çadra, frikë nga drejtësia dhe zgjedhjet

Në një miting me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qendër të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protesta e opozitës në çadër është një kauzë e rremë, prapa të cilës fshihet sipas tij frika nga drejtësia.

“Çadrën e kanë ngritur mu në mes të procesit demokratik. Duan t’i zënë Shqipërisë rrugën, duan t’ju zënë ju dhe prindërve tuaj rrugën, sepse e vërteta është se ata nuk kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se, në Shqipëri ka ikur koha kur pushteti bëhej dhuratë, duke iu referuar posteve të ndryshme që ka patur kreu i sotëm i opozitës kur PD ishte në pushtet.

“Sot kryetari i PD ka një parti që e ka marrë dhuratë, e mori bashkinë dhuratë nga ata që e grabitën për të. Më parë mori Ministrinë e Transporteve, ku bëri një zullum. Më pas në Ministrinë e Brendshme, ku la pas 4 të vdekur që po protestonin për shtet aty ku sot kanë ngritur çadrën”, ka vijuar Rama.

Ai ka shtuar se, pikërisht për këto episode, opozita i druhet votimit të vettingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi që do të vijë pas zgjedhjeve.

“Frika e drejtësisë i ka zënë sa nuk ka mbetur peshk në liqenin e Tiranës që nuk e kupton se ata nuk duan zgjedhje sepse nuk duan drejtësi. Sepse kanë frikë të përballen me popullin në zgjedhje”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur i vetëdijshëm për sfidat që ka Shqipëria përpara, por rruga ku ajo ka hyrë sipas tij është një rrugë pa kthim.

“Kjo nuk është Shqipëria që duam, por është Shqipëria që nuk kthehet pas e për të cilën po punojmë për të bërë shtet në çdo sektor”, ka shtuar Rama.

Ai u ka përcjellë të rinjve edhe mesazhin për votën në zgjedhjet e ardhshme. “Deri më 18 qershor mos harroni se vota vlen shumë, se nuk janë të gjithë njësoj, se ato që kemi arritur me kaq shumë mund nuk mund t’i humbasim dhe se mund të bëjmë më shumë akoma nëse jemi më shumë se ç’ishim në qershor 2013”, ka thënë Rama./Tch

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

22/12/2025
“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al