• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për Italinë, gjithmonë PO!

30/03/2020
Solidariet me popullin italian, flamuri trikolor në Kalanë e Gjirokastrës (VIDEO)

Nga Mira Kazhani

Nuk duhet ta nisja nga Edi Rama, por po e nis gjithsesi.

Kryeministri ka marrë shumë ‘twitte përshëndetëse sot dhe duket se për herë të parë, ndoshta, është i vetmi prej nesh që ndihet sikur ecën mbi trëndafila, për shkak të famës që një gjest i vogël, thellësisht politik e në foto human, i jep një vendi dhe statuset e artikujt thonë: Grazie Rama!, Grazie Tirana! Në këto kohë të zymta kush nuk do donte të merrte pak frymëzim. Të tjerat, edhe po t’i kesh, nuk të hyjnë në punë. As liria, as paratë, as makina e jahtet e as toka që punon.

Në fakt, këtu diamantinët janë ata 30 mjekët (pa i hequr kryeministrit të drejtën e vendimit politik).

Burime të sigurta nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se ka bërë jo pak përshtypje telefonata me gjithsecilin.

E dini si janë përgjigjur ata? Po! Menjëherë! Nuk kanë kërkuar kohë si Merkel dhe G20. Nuk e kanë bërë këtë gjest se kanë njohuri gjeopolitike. Kanë thënë “po” pa menduar për interesa personale apo historike. Kanë thënë “po” se janë të mirë, se janë shqiptarë.

Asnjëri s’e di si do të kthehet dhe kjo siç është kuptuar është një luftë. Ata morën avionin për në betejë dhe do duhej që përpara nëpër foto mos t’u rrinin qeveritarët – ndoshta për çështje protokolli ose tradite, s’e di mirë me siguri! Shqiptarët kudo ku jetojnë janë të mallëngjyer me këtë moment që kulmoi si një nga lëvizjet më dinamike dhe të zgjuara të qeverisë, e cila po komentohet nëpër statuse si ai shembulli i vogël nga një vend i vogël përballë imazhit të dobësuar të vendeve të fuqishme, që po mendohen pak se çfarë mund të bëjnë për Italinë, ndërkohë që ajo është duke vdekur në buzë greminë.

Shembull: Gjermania në ditën më të zezë, kur s’kishte as 10 të vdekur në shtëpi, vendosi t’i mbyllë Italisë eksportin e maskave. Brukseli ajror! Ursula Von Der Leyen u shfaq tre javë pas Barbara D’Ursos duke larë duart me sapun.

Apo mbledhja e G20-ës, që këtë javë u mbyll pa asnjë rezultat. Do të mendohemi e do t’ju themi! Në Gjermani kjo metodë e fitimit të kohës thirret me emrin “Merkeln” – sjellje politike tipike e kancelares. Koha dhe hapësira janë dy nocionet e jetës dhe Conte u përgjigj matanë. Koha kohë s’ka më. O sot o kurrë e dashur Europë.

Me pak fjalë, BE-ja e ka lënë Italinë duke dhënë shpirt e duke përplasur krahët si flutur e trembur!  Tani që secili është në shtëpinë e vet e beson se veç ajo ka rëndësi nuk ka plotësisht të drejtë. Siç e shohim shtëpia s’po na mjafton dhe jeta me të tjerët është ç’ka më shumë po shpresojmë. Një pyetje:-

Po pse ekziston BE-ja atëherë? Pse ka një monedhë, rregulla tregu e lehtësira të përbashkëta? Fundja pse u krijua si bashkim, për të parë secili prapanicën e vet?! Shqipëria nuk ka kaluar ylberin dhe për ndonjë komentues që shkruan se ka merak kush do na kurojë ne, ne mos u bëfshim aq shumë sa Italia, është e vetmja shpresë!

Italisë, Shqipëria dhe shqiptarët i kanë detyrime historike dhe mund të tingëllojë e cekët, por edhe kur na kanë pushtuar e kanë bërë duke na ndërtuar. Shihni të vetmet ndërtesa që kemi në bulevard.

Ky vend i vogël nuk lahet me Italinë me 30 mjekë, por gjesti është mishërim dhe që mbahet mend. Me 12 apostuj udhëhoqi edhe Jezu Krishti.

Në këtë pikë kryeministri e bëri shumë mirë koshin e tij!

Tani duhet të ketë kuptuar që nuk lipset shumë rreptësi për shqiptarët në këtë kohë pandemie të cilët s’kanë lënë vend për ta bërë dhunën të domosdoshme për të mirën e tyre.

Kam parë video nga Nju Jorku në Lion duke u kapur për flokësh për një Nutella në supermarket dhe jo sikur jetojnë në shtete sociale, me sindikata, dinjitet e integritet. Ata po që po lënë nam me frikën për urinë.

Gjeni një rast tek shqiptarët?!

Në Shqipëri nuk ka pasur asnjë video turpëruese, asnjë zbrazje raftesh, asnjë sjellje (veç tregtarit të pazarit me të moshuarin) që të japë shenja injorantësh.

Shqiptarët kanë treguar të gjjthë se janë si ata 30 mjekët që thanë “po” sapo ua kërkoi shteti dhe ikën me divizën e tyre të bardhë e të qeshur me lehtësinë e papërballueshme të krenarisë. Ne nxëmë dhe bindeni për të mirën e përbashkët dhe e kemi zemrën mal me dashuri. Themi “po” me lehtësinë e qytetarisë!

Related Posts

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

05/05/2026
Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin 11-shen më të mirë të javës së 33-të

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin 11-shen më të mirë të javës së 33-të

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al