Komisioni i Sigurisë Kombëtare e mbylli punën e tij për këtë legjislaturë me shtyrjen e ligjit për dorëzimin e armëve pa leje deri në 31 dhjetor të vitit 2017.
Deputetët socialistët bashkë me shtyrjen, propozuan që ligji të parashikojë dhe stimuj materialë.
Sterkaj: Unë do të kisha propozuar një armë, një vit internet pa pagesë, një armë një lap top, një armë një kompjuter.
Deputeti i LSI-së, Flamur Çela, i bëri thirrje qytetarëve që disponojnë armë pa leje, të përfitojnë nga amnistia.
Çela: Janë armë potenciale për krime të cilat ndodhin edhe në momente gjaknxehtësie dhe janë një derë burgu për secilin që e ka në shtëpi në mënyrë të pavullnetshme. Ju lutem dorëzojeni.
Deri në fund të këtij viti, çdo qytetar që disponon armë pa leje mund ta dorëzojë pa iu nënshtruar asnjë penaliteti ligjor.