9 vjedhje të kryera në shtëpi të VIP-ave, 3 tentava vrasjesh kundër policisë dhe grabitja e 18 makinave kanë qenë arsyet pse janë bërë të njohur këto 4 shqiptarë në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se ata janë anëtarë të një grupi kriminal që vidhnin banesat luksoze në Athinë nën kërcënimin e armëve.
Ata janë Vasillaq Toli 22 vjeç, i arrestuar pak javë më parë, teksa Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri.
Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze dhe mësohet se pre e grabitjeve të tyre kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou, menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.