• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një kuartet i pabotuar, sekreti i fundit i kompozitorit gjirokastrit Feim Ibrahimi

21/04/2017
Një kuartet i pabotuar, sekreti i fundit i kompozitorit gjirokastrit Feim Ibrahimi

Feim Ibrahimi (1935–1997), lindur më 20 tetor 1935 në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë, është nga kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Praktikisht autodidakt në fillimet e veta, ai qe i pari kompozitor shqiptar me peshë që studioi në mënyrë ekskluzive brenda vendit, duke u regjistruar më 1962 në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, ku studioi nën drejtimin e Tish Daisë deri më 1966. 28 vite më parë, do të shkruante një kuartet. Violinisti Florian Vlashi, thotë se “është i vetmi kuartet i Feimit. I pabotuar, i pa luajtur kurrë, askush s´kish dëgjuar më parë për të. Ishte në mes të partiturave të tij si dorëshkrim, si një letër intime.

As vetë Feimi nuk ka lënë ndonjë shënim për të, mos luajtja e tij mbetet një enigme, tregon Etri, e bija”. Sipas Vlashit, është një vepër e bukur, delikate, plot poezi, humor dhe brengë. Violinist shton se ka momente që i kujton kuartetin nr. 2 të Janaçekut që quhet…”Lettres intimes”. “28 vjet ?! Ndoshta ka pritur kaq gjatë që të luhet në zemrën e Madridit, në Akademine Mbretërore të Arteve të Bukura, në praninë e veprave te Velasquez, Murillo, Picasso, Dalí… dhe 13 pikturave të Francisco Goya-s. Vetem ato mund ta kuptojnë më mire se kushdo tjetër sekretin e fundit të artit…” Si sekretar për muzikën, gjatë periudhës së izolimit kulturor të Shqipërisë, Ibrahimi e tregoi veten si një administrator të zotin, duke pasur ndikim pozitiv në jetën muzikore të Shqipërisë. Edhe pse i detyruar nga posti të mbrojë realizmin socialist, gjatë periudhës së izolimit të kulturës së Shqipërisë nga pjesa tjetër e kulturës botërore, për shkak të skematizmit të detyruar nga politikat kulturore të shtetit totalitar, gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit ai u përpoq, aq sa mundej, të ndiqte zhvillimet e muzikës ndërkombëtare, duke eksperimentuar në mënyrë të fshehtë me atonalitetin (p.sh. te Sonata për Violonçel e 1975-s, ripunuar më 1990), duke shprehur interes të padeklaruar për Xenakis-in që në 1981, dhe duke ftuar në Shqipëri një figurë të tillë të avant-garde-s si Stabler-i. Pas rënies së regjimit totalitar, ai punoi pa u lodhur për ta paraqitur muzikën shqiptare në skenën muzikore europiane.

Më 1991 ai u bë presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës (anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës në UNESCO). Më 1992, themeloi festivalin Mbrëmje të Muzikës së Re Shqiptare. Më 1994 themeloi shoqatën artistike Pentaton (sot Fondacioni Kulturor “Feim Ibrahimi”), me synim organizimin e disa veprimtarive kulturore dhe ngritjen e një konservatori privat për fëmijë të talentuar. Disa nga veprat e tij janë botuar në Angli prej Emerson Edition. Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. Dialog për violonçel dhe piano, si dhe romanca E la tua veste è bianca (sipas një poeme të S. Kuazimodoso) për soprano, violonçel dhe piano, (të dyja të kompozuara në qershor të 1997-s) janë punët e fundit të kompozitorit që vdiq në 2 gusht 1997 në Torino, Itali./Pasqyre.al

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arbër Hoxha në super formë, zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

Luajti titullar në Europa League, Hoxha në formacionin e javës

20/02/2026
Euro U-17 për vajza/ Kombëtarja nis të hënën grumbullimin për ndeshjet e raundit të dytë, trajnerja Lulaj fton 20 futbolliste – Balkanweb.com – News24

Euro U-17 për vajza/ Kombëtarja nis të hënën grumbullimin për ndeshjet e raundit të dytë, trajnerja Lulaj fton 20 futbolliste – Balkanweb.com – News24

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al