• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Rama duhet të qeverisë me Bashën në mandatin e tretë. Ky do jetë fundi i tyre….”

27/05/2020
‘Rama duhet të qeverisë me Bashën në mandatin e tretë. Ky do jetë fundi i tyre….”

Nga Kreshnik Spahiu

Vitin tjetër do jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mund të jetë ky:

1- Qeveri Rama 3

2- Qeveri Basha + Monika

3- Qeveri Rama 3 + Monika

4- Qeveri Rama 3 + Basha

Koalicionet janë të detyrueshme në bazë të kalimit pragut 71 deputetve.

Partia Demokratike ka 30 deputetë më pak se Partia Socialiste në zgjedhjet e fundit. Rezultat tejet i thellë për t’u tejkaluar.

Nga ana tjetër Rama në mandatin e tretë e ka të vështirë të mbajë timonin vetëm sepse është tejet i konsumuar 8 vite.

Ai mund të dalë i pari në zgjedhje, por me një rezultat nën 50%.

Marrëveshja e re Rama-Basha për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, nuk do lejojë futjen e partive të reja në Kuvend.

Me pak fjalë Rama dhe Basha po tentojnë të çimentojnë të dy pushtetin politik edhe 20 vjet të tjera.

Në këto kushte, shpresa e vetme për revolucion është që ata të qeverisin së bashku dhe pastaj populli t’i largojë me shkelma.

Mos u habisni nga kjo ide.

Kjo është mënyra e vetme që Shqipëria të thyejë establishmentin shkullor.

Çdo rezultat zgjedhjesh do ja zgjaste jetën treshes Rama-Meta-Basha.

Qeveria e përbashkët Basha-Rama do zgjidhë disa probleme:

– Do bashkojë dy forca politike të cilat ishin pjella të Partisë Komuniste, me dy sekretarë partie të emëruar nga Ramiz Alia: Berisha dhe Nano.

– Do legalizojë një martesë të fshehtë si kjo e viteve të fundit Basha-Rama.

– Do qetësojë militantët kokë palarë që si tifozat e Tiranës dhe Partizanit bëjnë sherr edhe kur ndeshja është shitur nga dy ekipet.

– Do bashkojë dy parti që s’kanë asnjë dallim programor apo ideologjik.

Në fund ka një deduksion politik:

Shqipëria ka nevojë për alternativa dhe faktorë të tjerë politik.

PS-PD e mbajnë me dhunë sistemin e votimit dhe numërimit.

Tregu politik kontrollohet nga një oligarki, por e ndarë në tre parti.

Kanë ndarë rolet dhe kanë bllokuar edhe llogoren e opozitës, duke sabotuar çdo kauzë që lind nga populli.

As revolucion nuk ndodh sepse del me vrap Meta në krye me flamur të vjedhur, ose Basha me zjarrëfikse për ta shuar protestën.

Për këto arsye zgjidhja e vetme është qeveria e përbashkët Basha-Rama-Mona, dhe nga ana tjetër populli të bashkohet rreth një opozite të re që do të lindë për t’i shporrur të tre nga skena politike.

Lufta e tyre nuk është vetëm kush merr pushtetin, por edhe kuah bllokon hapësirën opozitare.

Bashës nuk i vjen rreziku nga Rama, por nga një opozitë tjetër që mund të lindë dhe ta rivalizojë.

Shqipëria s’ka nevojë për rotacion, por për revolucion!

Revolucionin nuk mund ta ndezin ish-pushtetarët, por qytetarët.

Ata që studiuan në Tiranë, Romë, Londër, Oksford, Nju Jork, Berlin, por që sot punojnë kamarierë se nuk kanë pranuar as të ngrenë shalët për t’u punësuar në administratë dhe as kanë çuar zarfe për të qënë pjesë e listës së palaçove që fut Luli në Parlament.

Rotacioni na çon 30 vite pas, prandaj lërini të qeverisin 2-3 vite së bashku.

Ky do jetë fundi i tyre….

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al