• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet qëndistarja gjirokastrite: Ju tregoj pse qëndis, bashkë me 20 gra të tjera

24/04/2017
Rrëfehet qëndistarja gjirokastrite: Ju tregoj pse qëndis, bashkë me 20 gra të tjera

Duart e saj, së bashku me gjilpërën e qëndisjes, lëvizin nxitimthi mbi dantellën e bardhë.

Ngadalë dhe me durim, puna e radhës së qëndistares Vjollca Mezini, po merr formën e dëshiruar. Prej 20 vitesh ajo vazhdon të punojë plot pasion dhe dëshirë dantella dhe qëndisje të ndryshme në tekstil.

“Me pëlqen dantella me dorë dhe qëndisja në makinë. I kam pasion”, thotë ajo, teksa ravijëzon format e para të qëndisjes së radhës në tekstil.

Prej duarve të saj janë zbukuruar me dhjetëra shtëpi gjirokastrite. “Njerëzit janë mjaft të dhënë pas qëndisjes me dorë, pëlqejnë gjërat e bukura dhe artistike. Në punimet e mia mundohem të nxjerr gjëra të reja, kryesisht  të traditës së vendit tonë”, tregon ajo.

Të preferuara për qëndistaren mbeten punimet e thjeshta në qëndisje deri tek ato me motive të veçanta si ajo me pe të bardhë e Kalasë së Gjirokastrës, Qafës së Pazarit, etj. Profilet e shtëpive të gurta gjirokastrite apo motive të tjera artistike janë  veçansia e saj.

Prej vitesh Vjollca është vënë në kërkim të punimeve të vjetra artizanale.

“Jam duke kërkuar punët që realizoheshin në qëndisje këtu e 50 vjet me parë,  si rrjeta me shkopinj dhe punime të tjera që janë lënë në harresë”, thotë ajo, ndërsa plot emocion rrëmon mes disa dantellave të realizuara vite më parë nga qëndistaret gjirokastrite. Megjithëse disi të dëmtuara nga koha, këto lloj qëndisjesh sërish nuk e kanë humbur bukurinë e dikurshme.

E veçanta e Vjollcës qëndron në faktin që qëndistarinë e sheh shumë fort të lidhur me traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër. I pëlqen artizanati. “I shkon qytetit tonë në strukturën që ka, nuk dua të humbasë kjo traditë. Në vendet e tjera, e preferojnë shumë artizanatin, punën e dorës, pasi e shikojnë si diçka të lidhur me historinë, me tradicionalen”.

Ajo nuk punon vetëm. Prej vitesh, pasioni i është shpërblyer. Ka çelur një dyqan në Pazarin  karakteristik për të tregtuar punimet e saj në dantellë me dorë apo qëndisje të ndryshme. Madje ka punësuar shumë gra të tjera, qëndistrare të zonjat si ajo. “Në fillim punoja vetë, pastaj, ngaqë u shtua puna dhe kisha shumë porosi, fillova të afroja dhe gra të tjera të apasionuara pas qëndisjes me dorë. Tani me mua punojnë rreth 20 gra, të cilat mbajnë familjet e tyre me talentin që kanë në qëndistari”.

Në fillim të sezonit turistik, të shumtë janë turistët që kanë blerë qëndismat e saj, si suvenire nga qyteti i gurtë. Vjollca nuk e fsheh emocionin që ndjen kur sjell në mend faktin që dantellat dhe qëndisjet e punuara prej saj, tashmë do të zbukurojnë edhe shtëpitë e turistëve në vendet e ndryshme të botës./konica.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al