Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi u kapën me një sasi prej 211 kilogramë kanabis.
Sipas policisë shqiptarët u ndaluan në rrugën nacionale Janinë-Igumenicë.
Në makinën e tyre u gjet një sasi drogë e cila ishte ambalazhuar në 27 pako, ndërsa një makinë tjetër shoqëronte sasinë e drogës.