• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpjegimi i marrëveshjes, ç’fitoi opozita, ç’humbi Rama dhe sa rrezik ka ende të vidhet vota

06/06/2020
Shpjegimi i marrëveshjes, ç’fitoi opozita, ç’humbi Rama dhe sa rrezik ka ende të vidhet vota

Nga Andi Bushati

Me marëveshjen për kodin e ri zgjedhor opozita ka të drejtën të thërrasë fitore, pasi ajo arriti të kapë të gjitha objektivat që i kishte vënë vetes ditët e fundit.

Ndonëse kishte arritur më parë hapjen e kutive dhe vendosjen e kamerave në qendrat e votimit, PD dhe LSI u vunë në vështirësi kur pala qeveritare as nuk pranonte të dëgjonte për kontrollin biometrik. Edhe më të vështirë e bëri situatën këmbëngulja e Ramës për të mbushur me punonjës rilindas të administratës të gjithë hierarkinë e numërimit të votave.

Po të bëhet një bilanc i shkurtër i asaj që ka ndodhur nga e diela e 31 majit e deri këtë të premte, hapat e hedhur nga opozita janë tejet të dukshme. Pesë ditë më parë, Edi Rama nuk pranonte as identifikim elektronik të zgjedhëseve dhe as hiqte dorë nga depolitizimi që e kishte shpallur si vijë të kuqe.

Me ndërhyrjen e fortë të ambasadores amerikane, homologut të BE dhe atij britanik, Lulzim Bashës iu propozua që të merrte të parën duke sakrifikuar të dytën.

E gjitha kjo u shoqërua edhe me presionet e forta të Yuri Kim, se qeveria i ka bërë të gjitha lëshimet e veta, se PD po shton kushte të reja dhe se topi tashmë kishte mbetur në bahçen e SHQUP-it.

Deri të enjten në darkë, kur Edi Rama u shfaq përballë gazetarëve në emisionin “Opinion”, ai këmbëngulte se rekomandimi i OSBE-ODHIR-it dhe kushti i fillimit të bisedimeve me BE, ishte depolitizimi i komisioneve. Ai nuk dha asnjë shenjë se mund të tërhiqej, madje njësoj si Damian Gjiknuri, kërcënoi me faktin se fjalën e fundit e ka Parlamenti, ku opozita reale mungon prej një viti.

U desh kalimi i stafetës së protagonizmit nga amerikanët tek BE, dhe propozimi i një kompromisi të këtyre të fundit, të enjten në mesditë, që e detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga ajo që kishte insistuar dhe të pranonte kthimin tek komisionerët politikë.

Kështu brenda këtyre pesë ditëve, opozita fitoi pothuajse gjithçka mund të arrinte në atë tavolinë. Nëse të dielën e 31 majit ajo nuk kishte as identifikimin biometrik dhe as komisionerët e saj, këtë fundjavë ajo i ka fituar të dyja këto garanci.

Por, sado e madhe qoftë kjo fitore në tyryezë, ajo sërish mbetet shumë larg garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kushtet e një regjimi monist, ku parlamenti është njëngjyrësh (siç u dëshmua edhe sot nga Rudina Hajdari), ku të gjitha bashkitë kontrollohen vetëm nga rilindja, ku mediat e mëdha i shërbejnë në kor pushtetit, ku paratë e oligarkëve dhe muskujt e krimit janë të gjitha nën urdhrat të një njeriu, është një iluzion të besosh se shmangja e vjedhjes mund të fitohet duke firmosur mbi një dokument.

Këtu rruga është ende shumë e gjatë. Prandaj përpara se të ngrejë trofeun e fitores, opozita duhet të kujtojë se marëveshja e sotme, është vetëm një etapë. Pasi ata që kanë nëshkruar sot bashkë me të janë të njëjtit që e bënë këtë edhe në 2017, kur i dhanë më shumë se gjysmën e qeverisë, gjë që nuk i pengoi aspak, që votat ti rëmbenin sërish me banditë./ Lapsi.al

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al