Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa.
Mësohet se Çipën ia ka komunikuar zyrtarisht vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ai e ka thirrur dje në zyrë Çipën dhe pas një takimi mbi 30 minuta mbi bilancin e punës i ka komunikuar edhe largimin nga detyra. Çipa nuk do të largohet përfundimisht nga rradhët e Policisë pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojten e dëshmitarëve.
Mësohet se çështje kanabisit ka qenë edhe shkaku që ditën e djeshme, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh. Gjithashtu pritet të ketë edhe shkarkime në rradhët e drejtorëve të policisë në qarqe.