• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarmi i OKB-së: Shqipëria në vitin 2100 me vetëm 1.7 milionë banorë

26/04/2017
Alarmi i OKB-së: Shqipëria në vitin 2100 me vetëm 1.7 milionë banorë

Projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100 tregojnë për një rënie drastike të popullsisë shqiptare, të projeksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuar.
Në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milione) sipas portalit www.populationpyramid.net të OKB.

Përveç rrudhjes në numër shihet një përkeqësim i ndjeshëm i vitalitetit të popullsisë. Piramida e tregon se në këtë vit rreth 546 mijë persona janë mbi 60 vjeç, teksa shihet së është ngushtuar dukshëm baza e piramidës çka reflekton një nivel të ulët të numrit të lindjeve.

Një ndër shkaqet e përkeqësimit shihet emigracioni, ku sipas të njëjtit burim që nga viti 1990 ka emigruar 20 për qind e popullsisë së vendit, shumica në Greqi dhe Itali.

Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11% ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj.

Sipas shifrave të INSTAT për vendin tonë rezulton se dinamikat e jetës kanë sjellë një ulje të lindshmërisë në Shqipëri nga indeksi më i lartë në Europë, në nivelin aktual me 1.7 fëmijë për grua – nën nivelin e zëvendësimit.

Si pasojë, përbërja e popullsisë së Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore midis periudhave të censuseve të vitit 1979 dhe 2011, duke ulur numrin e të rinjve dhe fëmijëve nën moshën 15 vjeç nga 37% në vetëm 21% të popullsisë.

Kjo rënie do të jetë forca parësore e moshimit të popullsisë, një proces që ka filluar të ndihet në shoqërinë shqiptare. Për shkak të efektit të kombinuar të rritjes së jetëgjatësisë në rritje, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të të rinjve, përqindja e të moshuarve në popullsi – 65 vjeç e lart – në periudhën 1989 deri në 2011, është rritur nga 5 në 11%.

Në vitin 2016 INSTAT konfirmoi se lindjet kishin pësuar rënien më të madhe vjetore. Kjo ishte rënia më e madhe e lindshmërisë, të paktën që nga viti 1990. Fenomeni i ka trembur demografët dhe sociologët, të cilët pohojnë se, ky reagim i shoqërisë shqiptare, është një tregues i qartë i pesimizmit që po kalon ajo.

Demografët dhe psikologët konfirmojnë se rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata e vështirë ekonomike që po kalojnë çiftet e reja. Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin. Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë, deri në 30 vjeç, është më shumë se 30%. /Monitor/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al