• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për vete ka mbi 20 vjet në politikë, Vangjel Tavo jep mend: Mjerim, korrupsion, shpopullim. Shqipërisë i duhet shpresë dhe zgjidhje

27/06/2020
Tavos i duhet tensionimi i situatës: Policia tenton të vendosë drogë në makinat e mbështetësve tanë në Dropull

Nga Vangjel Tavo

Tridhjetë vite u deshëm për të konsoliduar demokracinë në vend, por vetëm pak kohë për t’i mjeruar dhe larguar shqiptarët me mijëra e mijëra prej tyre çdo vit. Tridhjetë vite ëndrrash evropiane dhe vetëm një qeveri që po rrezikon rëndë të gjithë procesin e integrimit duke e shuar shpresën e rinisë dhe familjeve shqiptare për një të ardhme më të mirë.

E gjithë kjo situatë vetëm prej keq-qeverisjes. Vetëm prej papërgjegjshmërisë dhe egos së pushtetit e në shërbim të njerëzve dhe familjeve shqiptare.

Në vitin 2020, Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në raport me vendet fqinjë. Perceptimi për korrupsionin shënoi rritje edhe më të dukshme. Sipas raporteve shqiptarët janë me besimin më të ulët ndaj institucioneve. 90 për qind e të anketuarve në studimet e OKB, besojnë korrupsioni ka arritur nivele tejet të larta.

49% e shqiptarëve po mendojnë seriozisht që të largohen nga vendi, sipas një sondazhi që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe raporti thekson se Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).

Raporti i drogave i OKB-së (United Nations Office on Drugs and Crime) thekson se Shqipëria është e gjashta në botë nga vendet e origjinës së kanabisit, pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit, Iranit.

A janë këto raporte të denja për një vend që aspiron Bashkimin Evropian?

Shqiptarët janë në krye të listës së mjerimit të banorëve të Ballkanit Perëndimor. 26% e tyre nuk paguajnë dot qiranë, ujin dhe dritat; 42% e tyre nuk përballojnë ngrohjen e banesës; 19% e tyre nuk përballojnë ushqimet dhe veshjet; 64% e tyre nuk arrijnë dot të kenë pak ditë pushim larg shtëpisë së tyre

Shqipëria është e para për numrin e azil-kërkuesve në BE, duke lënë pas vende me konflikte luftërash. Renditemi të fundit në rajon për klimën e biznesit. Investimet e reja të huaja janë zero gjatë viteve të fundit. Me këtë klimë arkaike e jo demokratike ku sundon shteti i së drejtës dhe mirë-funksionimi institucional, asnjë investitor serioz perëndimor nuk vjen në Shqipëri, ndaj vetëm prej një qeverie të papërgjegjshme shqiptarëve u privohet zhvillimi dhe mirëqenia.

Ishim të parët në rajon në procesin e integrimit në BE. Ishim përpara Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, dhe ecnim paralel me Kroacinë. Ndërkohë që këto shtete kanë avancuar tej mase, Shqipërisë nga pak kushte i shumëfishohen ato, duke arritur në 15 kushte të vështira të cilat kërkojnë jo vetëm angazhimin e një qeverie, por riformatimin e plotë të shtetit, drejtësisë, rikthim në demokraci, dhe forcimin e institucioneve, të cilat janë në pikën e tyre më të ulët për shkak të kësaj qeverisje të keqe si asnjëherë.

Gjatë këtyre viteve të fundit, Shqipëria ka kryesuar e vazhdon të kryesojë si vendi me raste të paprecedenta në kontinent. Për vendin tonë u mbajt seancë speciale në Parlamentin Evropian ku u theksuan 15 kushtet, përndryshe nuk ka BE; Rast i Paprecedentë që PPE dërgon rezolutë me kushte për vendet e Ballkanit Perëndimor; Rast i paprecedentë që Këshilli i Evropës dërgon në Venecia ligjet e një qeverie siç bëri me paketën anti-shpifje; Rast i paprecedentë që një vend qëndron 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë; Rast i paprecedentë që një Parlament është i kastruar pa kuorumin kushtetues të përcaktuar në Nenin 64; Rast i paprecedentë që kryhen votime moniste për pushtetin vendor ku një parti konkurron pa kundërshtarë siç ndodhi me farsën e 30 qershorit; Rast i paprecedentë që Këshilli i Evropës tërhoqi vëzhguesit për votimet moniste të 30 qershorit; Rast i paprecedentë që disa bashki të vendit janë pa kryetarë pasi janë nën kërkim ose të arratisur nga drejtësia; Rast i paprecedentë që një vendi nga 5 kushte t’i bëhen 15; Rast i paprecedentë që një vend i vogël të bëhet më i madhi në kultivimin dhe trafikun e drograve; Rast i paprecedentë që një qeveri në 8 vite të mos hapë një vend te vetëm pune; Rast i paprecedentë që gjatë një krize ekonomike dhe pandemie shëndetësore në vend që ndihmohen qytetarët, turizmi, bujqësia, ato gjobiten e u merret fryma e fundit e mbijetesës; Rast i paprecedentë që një popull me moshë mesatare të re shpopullohet qëllimisht duke ja larguar rininë; Rast i paprecedentë që një qeveri vjen me fjalën Rilindje dhe sjell Shkatërrim në të gjithë sektorët e vendit; Rast i paprecedentë që një vend evropian i shekullit të 21 të jetë sot më larg sesa dje nga Familja Evropiane.

Kjo është tragjike. Është e papranueshme që një qeveri që nuk i shërben njerëzve por vetëm vetes rëndon mbi popullin e vet duke e kthyer këtë vend në të parët për korrupsion, propagandë, kaos, varfëri, shpopullim, kriminalitet, trafikim dhe mungesë të ligjit.
kjo situatë tragjike duhet të ndryshojë. Familjet shqiptare nuk e meritojnë këtë mjerim e mungesë shprese. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë BE-në. Ëndrra e merituar e shqiptarëve duhet të bëhet realitet.

BE, dhe të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare i japin shuplaka qeverisë por jo shqiptarëve të cilët janë shumë e shumë më evropianë sesa kjo qeveri arkaike dhe pengmarrëse. / Panorama

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al