Ndryshimet e shpallura sot në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.
Arjan Feri është shkarkuar nga posti i drejtorit, për t’u zëvendësuar me Manol Dhamajn.
Ky i fundit ka mbajtur deri më tani postin e shefit të sektorit të Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet.
Arjan Feri u emërua në krye të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër në shkurt të vitit 2016.