• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas 24 vitesh në politikë, Vangjel Tavo bën ‘zbulimin’ e madh: Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon

22/07/2020
Vangjel Tavo bën fushatë me Covid: Rama dështoi me menaxhimin e pandemisë, ai i quan mjekët ‘bluzat e zeza’

Nga Vangjel Tavo

Shqipërisë i duhet një qeveri ekspertësh!

Enrico Rossi, presidenti i rajonit të Toskanës në Itali është shprehur se ‘Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana’, pasi nga 17 rastet ditore me koronavirus, 13 u përkasin personave që janë kthyer me avion nga Tirana.

Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31.

Ky është një ndër indikatorët e shumtë që tregon se situata e pandemisë në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. Aq e rëndë është situata sa që edhe qeveria propagandë e sektit të Rilindjes nuk po e mbulon dot me fjalët e saj të bukura por gënjeshtare me eksperiencë 7 vjeçare.
Kina me 1.4 miliardë banorë lejohet të hyjë në BE ndërsa Shqipëria jo. Sekti i Rilindjes me ministrat prej letre, me Komitetin Teknik të brumosur politikisht, nuk është e aftë të menaxhojë situatën dhe të mbrojë shëndetin publik dhe interesat e vendit në këtë moment tejet të vështirë. Shurdh ndaj ekspertëve, alergjik ndaj profesionistëve, refuzues për t’u përballur me këtë situatë të frikshme, dhe i paaftë të ndërtojë një strategji konkrete për të nxjerrë vendin nga pandemia, kryeministri dhe çeta e tij sektare rilindase po e çon vendin në rrënim të plotë.

Ndaj duhet qeveri ekspertësh. Qeveri me njerëz profesionistë që japin më të mirën dhe ofrojnë zgjidhje për vendin sipas fushës së tyre. Si për shëndetin publik ashtu edhe për ekonominë dhe të gjithë sektorët e tjerë.

Komisioni Europian u shpreh para pak ditësh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka hyrë në recesion të thellë me rënie reale prej 2.5% me bazë vjetore, ndërsa shtetet e tjera patën vetëm ngadalësim të rritjes. Maqedonia e Veriut kishte një rritje prej 0.2%, Kosova me 1.3%, Mali i Zi me 2.7%, Bosnja me 2% dhe Serbia me 5%.

Ndërkohë që gjendemi në krizë shëndetësore dhe recesion ekonomik, Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon. Mjaft me propagandë e me përralla që nuk i dëgjon më askush! Mjaft me konferenca me regji kryeministrore të ministrave prej letre që janë ekspertë vetëm në nënshtrim të plotë të urdhrave nga facebook-u i kryeministrit. Duhet qeveri e re ekspertësh dhe profesionistësh pasi vendi po përballet me sfida të mëdha. Shqiptarët po rrezikojnë jetën dhe nuk po përballojnë dot jetesën.

Sekti i rilindjes solli mjerim dhe na çoi dekada vite pas në të gjithë sektorët e vendit. Propaganda e dalë boje nuk të shëron as nga koronavirusi e as nuk sjell ushqim në sofrat shqiptare. Vetëm një qeveri e re ekspertësh mund të gjejë zgjidhje ndaj kësaj situate dramatike që ka vetëm një emër, zë e figurë: sektin e rilindjes.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al