• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Katër vjet nga Reforma në Drejtësi, po drejtësia ku është?!

23/07/2020
Katër vjet nga Reforma në Drejtësi, po drejtësia ku është?!

Nga Çlirim Gjata

Si sot katër vjet më parë u miratua reforma në drejtësi. D.m.th. ndryshimet kushtetuese në kapitullin e drejtësisë. U shfuqizua totalisht sistemi kushtetues i drejtësisë i ndërtuar jo larg, por në 1998-ën dhe u miratua totalisht një sistem i ri drejtësie, pothuaj i pangjashëm me të parin. Si u realizua ky sistem??

U ndërtua një sistem drejtësie tepër i ndërlikuar, i anatemuar ashpër nga Kom.Venecias dhe i pa njohur në asnjë vënd demokratik, pra një eksperiment i kryer për herë të parë në Shqipëri; U ndërtua nga një grup ekspërtësh teknicien ndërkombëtarë, të panjohur, pa c.v., dhe pa asnjë të dhënë të profesionalizmit të tyre(kjo nuk shmang përgjegjsinë e ekspertëve shqiptarë që firmosën me sytë mbyllur); U ndryshua Kushtetuta pa marrë parasysh pasojat që sjell kjo në organet e drejtësisë në kohë dhe ja ku jemi tre vite pa organe kryesore të drejtësisë(pa Gj.Kusht.)  U miratuan 40 ligje të reformës në mënyrë të njëanshme nga qevria Rama, të cilët prishën edhe atë pak cilësi, që vinte nga konsensusi kushtetues.

Pas katër vitesh çfarë rezultatesh kemi?? Nuk është ngritur akoma Gjykata Kushtetuese; Nuk është ngritur akoma Gjykata e Lartë; Nuk ka përfunduar ndërtimi i SPAK-ut(do hetojë politikanët e lartë për korrupsion), si institucion i ri i pavarur hetimi; Nuk është ngritur akoma Byroja Kombëtare e hetimit(BKH), që sipas tam-tamave do të jetë FBI shqiptar dhe është askund; Dhe të gjitha këto pas katër vitesh miratimi dhe detyrimi në kushtetutë. Kemi një KLP(emëron dhe shkarkon Prokurorët)familjare me Kryeministrin; Kemi një KLGJ(emëron dhe shkarkon Gjyqtarët)të kapur nga Kryeministri; Kemi një KED(emëron gjyqtarët kushtetues), që skandalizoi edhe Kom.e Venecias me mashtrimin e rastit Dvorani, dhe që dështon me sukses të madh në emërimin e anëtarëve të kushtetueses, rasti i fundit ku nga 9 kandidatë, nuk u zgjodh asnjëri.

Kemi një ILD(Inspektori që propozon shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar), i cili jo vetëm është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe arsye nepotike, por le të më thotë dikush çfarë ka bërë këto 6 muaj. Kemi një trupë prokurorie dhe gjyqsore sot, të shkatërruar psikologjikisht në pritje të vetingut si i dënuari në pritje të pushkatimit. Dhe i fundit: VETINGU – me standartet e tij legjendare të dyfishta. Për të njëjtat arsye që largohet një gjyqtar, mbahet në punë një tjetër. Shkurt, Vetingun e kalon vetëm ai që ka mik pashanë, më falni Edi Ramën. Nuk ka asnjë plan se si do të zëvëndësohen ata që shkarkohen nga Vetingu. E pra prokuroritë dhe gjykatat po shkojnë drejt zbrazjes.

Në vitin 2015, kur filluan debatet për refomën në drejtësi, kam arsyetuar në media se kjo reformë dhe vetingu duhen filluar nga politika dhe jo nga drejtësia. Sepse korrupsioni në drejtësi është pasojë e atij politik dhe sëmundja duhet luftuar nga shkaku, jo ngaa pasoja. Ithtarët e reformës dhe “gjenitë” e kushtetutës kundërshtonion se reforma në drejtësi do sjellë luftën kundër politikës së korruptuar. Dhe çfarë ndodhi? Ku jemi sot pas 4 vitesh? Politika e korruptuar është në pushtet, organe drejtësie s`kemi. E di, që do më thonë, se të gjitha këto i dimë, po cila është zgjidhja? Kushtetutë e re e dalë nga një kompromis i madh historik dhe një pranim gjithëpopullor. Mendimi im

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al