• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse Rama do ia dalë me listat e hapura dhe koalicionet

26/07/2020

Nga Dritan Hila

Ka nje lloj gazi mes disa segmenteve te shoqërisë virtuale, se Basha e pranoi listën e hapur si rezultat i presionit të tyre.Në fakt prej këndej ka dalë thënia :Të bësh petulla me ujë. As Basha nuk i pranoi listat e hapura se i pëlqenin e aq më pak se i bënë presion njerëz që nuk kanë asnjë peshë publike dhe politike. Vota është komplet gje tjetër nga llogjet e fejsbukut. E vetmja arsye që opozita pranoi listat e hapura ishte presioni i Ramës dhe vendosmëria e tij për ta ndërmarrë këtë hap.

Pavarësisht vetëbesimit të Ramës që vjen së pari nga komandimi i partisë me te madhe dhe dobësia e opozitës që të bëjë masën kritike të ndërrimit të pushteteve, Ai pa se Këshilli Politik po rrezikonte ta dorëzonte pushtetin në tavolinë, pa një përplasje reale dhe të ishte viktimë e kurthit qe goditi socialistët në 2005-ën.

Ndaj mënyra si mund ta rivinte edhe një herë topin në qendër, ishte arrnimi i marrëveshjes. Dhe për këtë i duheshin listat e hapura që atij në PS nuk i shkaktojnë asnjë problem; dhe fuqizimi i elementëve të dalë nga gardhi i PD dhe që do luftojnë për mbijetesë. Dhe kjo i sigurohej vetëm nëpërmjet listave të hapura dhe koalicioneve njëlistore.

Vendosmëria e Ramës u perceptua nga opozita dhe ajo kishte vetëm dy rrugë: e para të tregohej e ngurtë dhe mos lëshonte pe. Por Rama ka edhe gurin dhe arrën në dorë dhe do ta miratonte ndryshimin duke e nxjerre PD&LSI si frikacakë. Kjo do ishte një goditje e imazhit sypatrembur dhe të sigurtë në fitore që po përpiqet të krijojë opozita.

E dyta, ishte ky hap që ndërmori. Natyrisht që nuk i jep ndonjë epërsi morale pasi e shumta po shkojnë në vathën që ju diktoi Rama. Por të paktën nuk nisen me fërshëllimat e publikut në momentin e hapjes së garës.

A është kjo ndonjë arritje sa i takon demokratizimit të sistemit dhe hapjes së tij. Ne rishtas kemi një sistem zgjedhor rajonal që penalizon iniciativat e reja; administrim zgjedhor primitiv; dhe kufi minimal penalizues. Por gjithsesi ky është një hap që tregon se sistemi ka nisur të dekompozohet dhe ndryshimet cilësore mund të vijnë nëse alternativat e reja do të munden të fusin edhe disa përfaqësues në parlament në mënyrë që të përshpejtojnë degradimin. Fundja siç thone vlonjatët: Nga hiçja, ç’ka dhe Birçja./ Dritare.net

Related Posts

Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al