• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skicat e rralla, ja si ishin sarajet e Ali Pashë Tepelenës (FOTO)

26/07/2020
Skicat e rralla, ja si ishin sarajet e Ali Pashë Tepelenës (FOTO)

Këto dy skica të rralla na dëshmojnë imazhin real të sarajeve të Ali Pashë Tepelenës në Janinë dhe në Tepelenë. Sarajet e janinës, ishin projektuar dhe ndërtuar nga Petro Vithkuqari, njohur ndryshe edhe si Petro Korçari, kryearkitekti i Ali Pashës, i cili projektoi e ndërtoi edhe qendrën e Janinës. Ndërsa sarajet e Tepelenës ishin ndërtuar prej usta Themelit, nga Marjani i Korçës. Skicat dhe shumë dokumente rreth pashallëkut të Janinës ruhen në arkivin e Ali Pashës në Athinë.

Rreth sarajeve të Ali Pashës në Janinë qarkullojnë disa imazhe fiksuar në periudha të ndryshme historike, por në këtë skicë dëshmohet periudha kur qendra e Janinës me gjithë ndërtimet e kryearkitektit Petro, ishin në kulmin e shkëlqimit të tyre. Për origjinën e arkitektit të famshëm Petro kanë ekzistuar dy teza. Sipas Dhimitër Shuteriqit, Petro ishte me origjinë nga Korça ndaj e quajtën edhe Petro Korçari. Por një dokument nga arkivi i Ali Pashës, zbulon se origjina e tij ishte nga Vithkuqi.

Dokumenti prezanton një lutje drejtuar nga banorët e Vithkuqit për Ali Pashë Tepelenën, ku përmendin shtëpinë e lindjes në Vithkuq të arkitektit Petro, e cila sikurse gjithë shtëpitë e një mëhalle të tërë, kishte rënë pre e bastisjeve të Bylikbashit të ri që ishte emëruar në atë kohë dhe të tjerë agresorë që e ndiqnin atë.

Ndërsa i rrëfejnë Ali Pashës mbi barbarizmat e bëra në fshat, ata i përmendin disa herë kryemjeshtrin e tij Petron që kishte shtëpinë në Vithkuq dhe disa kushërinj. Po ashtu dokumentet zbulojne detaje edhe rreth usta Themelit. Një dokument po nga arkivi i Ali Pashës zbulon se usta Themeli kishtë bërë restaurimi në sarajet e Tepelenës në vitet 1808 -1809.

“…Usta Themëli ka punuar nga 12 Tetori 1808 gjer më 15 Korrik 1809, për rikonstruksionin tërësor të sarajeve të Pashit, në Tepelenë…”, shkruhet në dokument.

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

Barazimi ndaj Partizanit, trajneri i Vorës: Luajtëm mirë, bravo skuadrës

15/03/2026
VIDEO/ Barazim ndaj Vorës, Partizani i shpëton humbjes në fund

VIDEO/ Barazim ndaj Vorës, Partizani i shpëton humbjes në fund

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al