Një grup mësuesish nga Lugina e Preshevës në Serbi kanë nisur këto ditë një vizitë në qytetin e Gjirokastrës. Qëllimi i vizitës ka në fokus bashkëpunimin mes Gjirokastrës dhe Preshevës në fushën e arsimit dhe kulturës. Mësuesit kanë vizituar disa prej pikave kryesore të qytetit tëë gurtë, si dhe janë pritur në një takim nga kryebashkiakja Zamira Rami.
/ArgjiroLajm.net/