Kjo është foto nga brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, mbledhje e cila ka nisur që në orën 18:30 dhe vijon ende në këto momente.
Sic shihet gjatë mbledhjes, deputetët e opozitës kanë ndjekur një video-konferencë nga zyrtarët e Partive Popullore Europiane, përfshi këtu edhe Komisionerin për Zgjerim, Johanes Hahn.
Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Bashës të futet në zgjedhje, duke pranuar paketën me propozimet e 25 prillit. Gjithashtu ata janë shprehur se zgjedhjet do të njihen edhe nëse PD vendos t’i bojkotojë ato.